Arsenali ka bërë një hap mbrapa në luftën për titull të kampionit, pasi është mposhtur para adhuruesve të vet nga Aston Villa 0-2.
Topçinjtë tani ndodhen në vendin e dytë në tabelë me 71 pikë, dy më pak se lideri aktual Manchester City.
Por përkundër kësaj humbje, te skuadra londineze nuk janë dëshpëruar dhe kanë premtuar luftë deri në fund për titullin.
Mesfushori anglez Declan Rice sii lider i Topçinjve ka thënë pas ndeshjes se do të luftojnë për ta fituar titullin e kampionit deri në xhiron e fundit.
“Asgjë nuk ka përfunduar. Jemi ende në pozita të jashtëzakonshme. Jemi gati për të luftuar dhe plotësisht të përqendruar në atë që duam të bëjmë dhe arrijmë”.
Do të ketë të tjera befasi dhe rezultate të papritura në Ligën Premier, mund të ndodhë gjithçka deri në fund të kampionatit”, tha Rice. /Telegrafi/
Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…