Komiteti i Ankesave pranë Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) nuk e pranoi kërkesën e Real Madridit, duke konfirmuar pezullimin prej katër ndeshjesh për sulmuesin brazilian Vinicius Junior.
Futbollisti u ndëshkua me karton të kuq fundjavën e kaluar, gjatë përballjes që Real Madridi fitoi 1-0 ndaj Villarrealit. Klubi kërkoi anulimin ose reduktimin e masës disiplinore, por organi i apelit vlerësoi se nuk kishte pasur gabim të qartë nga arbitri dhe se dënimi i vendosur fillimisht ishte i argumentuar.
None found
Real Madridi kundërshtoi si pezullimin me dy ndeshje për përjashtimin, ashtu edhe dy takimet e tjera të shtuara për reagimin e Viniciusit ndaj gjyqtarit Diaz de Mera. Megjithatë, asnjë prej pretendimeve të klubit nuk u mor parasysh.
Për pasojë, Vinicius do të mungojë në sfidën e së dielës ndaj Sevillas në Santiago Bernabeu. Ai nuk do të jetë gjithashtu i disponueshëm për El Clasicon kundër Barcelonës në Camp Nou më 25 tetor, si dhe për ndeshjet e La Ligas ndaj Racing Santander më 1 nëntor dhe Valencias më 7 nëntor.
Braziliani, i cili numëron 57 paraqitje me përfaqësuesen e vendit të tij, pritet të rikthehet në kampionat pas pushimit ndërkombëtar. Ndeshja e tij e radhës mund të jetë përballë Celtës, më 21 ose 22 nëntor.
Një diskutim mes Akilit dhe Norës është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku në fokus ishte…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë “Foltores së Ripërtëritjes” në…
Elon Musk i është drejtuar Gjykatës Federale të Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar rrëzimin e një…
Burimi i zjarrit në diskoteken "Pulse" në Koçan ishte në derën e pasme, gjë që bëri që të gjithë të…
Adriatik Lapaj, në një intervistë për “News24”, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te përplasjet brenda Partisë…
Kryetari i Partisë Mundësia ka reaguar pas lajmit se Elisa Spiropali u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së dhe se…