Rey Manaj po kalon sezonin e tij më të mirë në karrierë, teksa ka shënuar 10 gola në 17 ndeshje në Superligën turke, ndërkohë që katër realizime i numëron dhe në Kupën e Turqisë me skuadrën e Sivasspor.
Një gjysmë sezoni fantastik për lushnjarin, i cili ka luajtur me Interin në fillimet e tij, ndërkohë që ka qenë dhe pjesë e klubit të Barcelonës.
Me 10 golat e realizuar, Manaj e sheh veten si shënuesi i katërt më i mirë në elitën e Turqisë.
Më mirë se 26-vjeçari kanë bërë Edin Dzeko i Fenerbahces me 16 gola, Thiam i Pendik dhe me 13 gola me Mauro Ikardi i Galatasaray-t me 12 gola. Një ecuri tejet pozitive për sulmuesin kuqezi.
Ecuria pozitive mund të bëjë që ai të kthehet sërish të veshë fanellën e Shqipërisë, aq më tepër kur në horizont është dhe kampionati europian, një vitrinë që çdo futbollist do donte ta shijonte. Në mars do të jetë grumbullimi i radhës nga Sylvinho e do të shohim nëse do ta ketë konsideruar të mjaftueshëm kontributin e Manajt deri më tani për ti bërë vend në Kombëtare.
Sylvinho ka deklaruar se para se të vinte tek Shqipëria njihte më parë vetëm Manajn, me të cilin kishte punuar tek Interi.
Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu, për akt-ekspertim të shënimit “për Shkelzenin”, në një faks të…
Ditën e sotme, Kuvendi mban seancën e radhës plenare me 19 projektligje, në diskutim dhe 22 pika në rend dite…
Në një prononcim për gazetarët, jashtë Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, theksoi se kanë propozuar shfuqizimin e dy…
Nedim Bajrami, është rikthyer në fushë këtë fundjavë për Rejnxhërs, duke luajtur sërish me ekipin skocez pas një dëmtimi që…
Ditën e sotme, organizata e medias ka dalë me një deklaratë për shtyp sa i takon ndryshimeve të propozuara në…
Që prej orëve të para të ditës së sotme të gjitha rrugët e Qarkut Dibër, janë nën pushtetin e mjegullës.…