I intervistuar nga “Secolo XIX”, Rey Manaj, i cili do të përballet sot me ish-ekipin e tij, Interin, flet për eksperiencën e tij në Milano.
“Arritja e shpëtimit me Spezian nga rënia nga kategoria është objektivi numër një”, thotë Manaj
Në moshën 17-vjeçare debutove me Interin, çfarë kujtimesh ke?
“Me Mancinin luajta 7 ose 8 ndeshje, ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua, hera ime e parë në Serie A, një ëndërr që kur isha fëmijë, mund të kemvetëm kujtime të mrekullueshme nga ky ekip”.
Me kë ishe i lidhur më shumë nga lojtarët tek Interi?
“Në veçanti me Brozovic dhe Perisic, por ata janë lojtarë që i kanë marrëdhëniet e mira me të gjithë shokët e ekipit”.
Çfarë dëshire ke për ndeshjen e sotme?
“Sot gjëja më e rëndësishme është të dalim me ndonjë pikë dhe të sigurojmë matematikisht sigurinë për të qëndruar në Serie A. Shpresoj që të shënoj sot dhe të jem vendimtar me golin tim”, u shpreh Rey Manaj. /h.ll/albeu.com
Një tjetër pengesë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri të promovuara nga qeveria Meloni, e cila tashmë ndodhet nën presion…
Ylli i futbollit Lionel Messi, u nxorr jashtë loje në minutën e 11-të të ndeshjes së Inter Miami kundër klubit…
Përsëriten sërish skenarët me koret me gjuhë urrejtëse, raciste dhe ksenofobe antishqiptare në ndeshjen e mbrëmshme të basketbollit Maqedoni e…
Gjykata e Vlorës, ka lënë në burg Kleanth Bylykun, një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhaj. Kleanth…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga operacioni i ndërmarrë për lirimin e hapësirave…
Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në zonën e Freskut në kryeqytet, në rrugën “Thoma Filipeu”, ku…