Roma tashmë ka investuar më shumë se 100 milionë euro në transferime të reja prej angazhimit të Jose Mourinho, por trajneri ende nuk është i kënaqur me skuadrën dhe planifikon revolucion gjatë verës.
Giallorossët ishin shpenzuesit më të mëdhenj në Serie A gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa La Gazzetta dello Sport raporton se pronarët Friedkin Group kanë shpenzuar më shumë se 100 milionë euro në blerjen e lojtarëve prej se portugezi ka ardhur në Stadio Olimpico.
None found
Shuma përfshin çmimet e transferimeve dhe rrogat. Në dy afatet e fundit kalimtare Roma nënshkroi me Tammy Abraham (42 milionë euro), Rui Patricio (11 milionë euro), Matias Vina (13 milionë euro), Eldor Shomurodov (20 milionë euro) dhe Sergio Oliveira (huazim me opsion blerjeje për 12 milionë euro).
Po ashtu, në janar, Giallorossëve iu bashkua edhe Ainsley Maitland-Niles në forma huazimi nga Arsenali me parametrat zero.
Në bazë të raportimit, pronarët e klubit duhet të bëjnë më shumë investime në fund të sezonit për ta bërë skuadrën konkurruese.
Mourinho nuk është i kënaqur me ekipin që ka në dispozicion, ai madje i ka kritikuar publikisht lojtarët e tij në disa raste. Trajneri pret fytyra të reja në Stadio Olimpico për sezonin e ardhshëm dhe për të fituar trofe, planifikon të bëjë revolucion. /Telegrafi/
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…