Lojtarët dhe ekipi përfaqësues i Kombëtares Shqiptare që do të udhëtojë drejt Gjermanisë muajin e ardhshëm për “EURO 2024”, do të monitorohen dhe sigurohen gjatë gjithë rrugëtimit të tyre nga Forcat Speciale të Policisë Shqiptare.
Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit ka angazhuar forcat elitë të Policisë së Shtetit, për të garantuar 24/7 sigurinë e lojtarëve kuqezi.
None found
Të gjitha lëvizjet e Kombëtares Shqiptare në rrugët dhe qytetet e Gjermanisë, për tre sfidat zyrtare të “EURO 2024”, mjediset ku lojtarët do të stërviten dhe rezidencat ku ata do të qëndrojnë për rreth një muaj do të jenë nën monitorim maksimal.
Efektivët e Forcave Speciale RENEA dhe një ekip nga Drejtoria e Antiterrorit nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Drejtuesit të Parë Alfred Mara, do të monitorojnë 24 orë sigurinë e ekipit përfaqësues. Mara do të ketë tagrin e plotë për shoqërimin e Kombëtares dhe mbajtjen e komunikimeve me autoritetet gjermane të sigurisë.
Portali “Weblajm” bën me dije se efektivët e Policisë Shqiptare që janë përzgjedhur për të shoqëruar lojtarët kuqezi në Gjermani janë vënë në kontakt me palën gjermane që në Dhjetor 2023 dhe më datë 8 Qershor do të zbarkojnë në Berlin.
Aventura Euro 2024 për Shqipërinë nis zyrtarisht më 15 qershor ku sfidojmë Italinë në Dortmund. Më pas përballemi me Kroacinë në Dusseldorf, më 19 qershor dhe ndeshjen e fundit të grupeve e luajmë ndaj Spanjës në Hamburg më 24 qershor.
Efektivët e Forcave Speciale dhe Drejtorisë së Antiterrorit u janë nënshtruar një sërë kontrollesh dhe “vettingut” nga Europol dhe Policia Gjermane, përpara se të merrnin në dorë dhe certifikatat e gatishmërisë për të garantuar sigurinë e ekipit të tyre përfaqësues.
Po ashtu, autoritetet në Gjermani kanë marrë dhe një listë të përpiluar nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit me emrat e tifozëve të penalizuar dhe përjashtuar nga stadiumit shqiptare, të cilët nuk do të lejohen të ndjekin as Euro 2024, nga shkallët e stadiumeve.
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…
Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…