CIES (Qendra ndërkombëtare për studimet në sport) ka përpiluar një renditje të skuadrave në 5 kampionatet më të forta të Europës, bazuar në shpenzimet që klubet kanë bërë ndër vite për të ndërtuar organikën aktuale (të këtij sezoni).
Bie në sy dominimi i klubeve të Mançesterit dhe i skuadrave të Premier League në përgjithësi, ndërsa në “Top 10” nuk qëndron asnjë skuadër italiane.
None found
Juventusi është skuadra që ka shpenzuar më shumë në Serie A, ndërsa bie në sy fakti që Napoli ka harxhuar më shumë se Interi dhe Atalanta më shumë se Milani, për të ndërtuar skuadrën aktuale.
Kryeson këtë renditje të veçantë Manchester City me 1.064 miliardë euro të shpenzuara, e ndjekur nga rivalët e United me 1.001 miliardë. Podiumin e mbyll Chelsea me 881 milionë euro. PSG qëndron në vendin e katërt me 847 milionë dhe pas saj vjen Liverpool me 777 milionë.
Juventusi është në vendin e 13-të me 473 milionë të harxhuara, ndërsa Napoli në vend të 19-të me 387 milionë. 286 milionë ka shpenzuar Interi (vendi i 22-të), 272 Roma (vendi i 26-të), 263 Atalanta (vendi i 28-të) dhe 242 milionë Milani (vendi i 30-të).
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…
Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…
Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…