Euro 2024 do të ngulitet thellë në memorien e Nedim Bajramit. Mesfushori sfidën me Italinë do ta mbajë mend gjatë, pasi ndaj “Axurrëve” shënoi golin e parë për kuqezijtë në këtë turne.
Bajrami vendosi rekord me golin më të shpjetë në historitë e Europianëve, teksa tundi rrjetën pas 23 sekondash.
Shqipëria u eliminua nga ky turne pas humbjes 1-0 me Spanjën. Mesfushori falenderon të gjithë tifozët për mbështetjen, ndërsa thekson se për të ishte privilegj që të përfaqësonte Shqipërinë.
“Një nder i madh për mua të isha pjesë e këtij rrugëtimi ku përfaqësova Shqipërinë time. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë shqiptarët për mbështetjen e palodhur.
Brohortijet tuaja në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj na kanë bërë të japim maksimumin tonë. Nder dhe privilegj të jem pjesë e kësaj kombëtareje
Faleminderit shumë nga zemra për gjithçka. Me shumë mirënjohje,
Nedim Bajrami”, ka shkruar mesfushori.
Dashi Do të ndiheni pak të lodhur dhe nën stres, për shkak të ngarkesës në punë dhe angazhimeve të shumta.…
Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej…
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri sot thirrje qytetarëve që të festojnë me përgjegjësi dhe kujdes për jetën tyre…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, me qëllim përafrimin…
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës NIS, e cila kontrollohet nga kompani ruse…
Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar këtë mbrëmje në Sarandë në lagjen nr,4, ku telat e energjisë elektrike kanë shpërthyer…