Rekordi i jashtëzakonshëm i Bruno Fernandesit me Manchester United ka ardhur në fund pasi portugezi e ka humbur ndeshjen ndaj Crystal Palace.
Manchester United po e vazhdon kampanjën e tyre të Ligës Premier, teksa momentalisht është duke zhvilluar ndeshjen ndaj Crystal Palace.
None found
Tekniku holandez Ten Hag nuk e përfshiu Fernandesin në formacionin startues që do të thotë se portugezi do të humbasë për herë të parë një ndeshje shkaku i lëndimit që prej se është pjesë e ‘Djajve të Kuq’.
29-vjeçari ka luajtur një seri impresive prej 230 ndeshjeve në të gjitha garat për Unitedin që prej se iu bashkua klubit në janar të vitit 2020.
Për më shumë, sipas Transfermarkt, kjo është ndeshja e parë në karrierën e tij si futbollist profesionit që Fernandes nuk ia del të luajë.
Mason Mount e ka zëvendësuar Fernandesin në formacionin startues, ndërsa Casemiro e ka marrë shiritin e kapitenit.
Fernandes ka qenë një figurë mjaft e rëndësishme në ‘Old Trafford’ dhe së fundmi në një intervistë kishte refuzuar që të komentojë lidhur me një largim të tij të mundshëm, si pjesë e rinovimit të madh të skuadrës që do ta bëjë aksionari i ri Sir Jim Ratcliffe në verë. /Telegrafi/
Ndërsa përplasjet dhe kaosi kanë përfshirë Rrugën e Durrësit me përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga forcat…
Nga Franca në Indi, protestat e udhëhequra nga të rinjtë po vënë përballë autoriteteve një sërë kërkesash që lidhen me…
Trajneri portugez, Jose Mourinho ka bërë një koment interesant në lidhje me situatën e Vinicius Junior te Real Madrid.Sulmuesi brazilian…
Ndërsa Shqipëria është përfshirë nga kaosi dhe protestat masive kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare…
Mislav Karoglan Mislav Karoglan ka folur në konferencën e parë për shtyp si trajneri i ri i Partizanit [...]Read More...
Artan Grubi është parë gjatë faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Butelit në Shkup, ku shërben hoxha Bedri…