Italia vijon të tregoj një performancë të jashtëzakonshme Euro 2020, duke i mahnitur të gjithë ata që në fillim të sezonit dyshonin tek ky ekip. Azurrët bën të njëjtën gjë edhe me Belgjikën, duke fituar në fund me rezultatin 2-1. Dhe këtë e tregojnë shifrat dhe rekordet që vendosen azurrët në sfidën e fundit.
Italia stabilizoi serinë më të gjatë të fitoreve, me 15 të tilla mes kualifikueseve dhe fazës finale të një Europiani. Plot 90 gola për Italinë e Roberto Mançinit, që tani ka arritur atë të Arrigo Sakit.
None found
Goli i Lorenco Insinjes ishte i 11-ti për Italinë në këtë “Euro 2020”: rekord absolut për “Axurrët” në një Europian të vetëm, ndërsa herën e fundit që kanë shënuar më shumë në një kompeticion madhor ka qenë në Botërorin e 2006-ës (12). Por Italia mund ta arrijë ose thyejë këtë në ndeshjen gjysmëfinale.
Kombëtarja azurre ka shënuar 5 gola me mesfushorë: asnjë skuadër nuk ka bërë më mirë në këtë Europian. Ndërsa secili nga 6 golat e Nikolo Barelës me Italinë është shënuar në pjesën e parë.
Sfida ndaj Belgjikës ishte e 50-a e Çiro Imobiles me fanellën e kombëtares italiane, ndërsa e 100-a si titullar për Leonardo Bonuçin. Është lojtari i 8-të që arrin këtë kufi. Italia ka aktivizuar 25 lojtarë në këtë Evropian, si asnjë skuadër tjetër. Vetëm portieri i tretë Meret nuk ka marrë minuta. (BalkanWeb).
Në një komunikim për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, votoi në sallën “Gramoz Pashko” në selinë e PD-së…
Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, po afrohet me rikthimin në fushë në prag të Derbit të Torinos kundër Juventusit, që…
Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka shpërndarë…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar në rrjetet sociale foto të fletëve të votimit, ku disa anëtarë të…
Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri këtë të shtune në zonën e njohur të Mikrolimano, në…
Këtë të shtunë, demokratët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin që t’i udhëheqë në katër vitet…