Edy Reja e shikon si një nga ndeshjet më të rëndësishme të eliminatoreve atë ndaj Hungarisë. Trajneri kuqezi foli në konferencën për shtyp ne Budapest ku siguroi se Shqipëria do të bëje një ndeshje të madhe për të marrë maksimumin ndaj kundërshtarit.
A mund ta quajmë si një finale?
“Për ne të gjitha janë një finale. Kush humbet një ndeshje është jashtë kualifikimit. E dime forcën e Hungarisë, kemi një moment pozitiv dhe ne kemi ardhur këtu për të bërë një ndeshje të madhe. Ky është objektivi ynë dhe të marrim rezultat”.
A e keni në kokë formacionin apo keni ende dyshime?
“Kam një grup prej 24 lojtarësh dhe do të vendos sepse kam disa dyshime sidomos nga ana fizike. Kush shkon në fushë do të jape maksimumin. Hungaria është ekip fizik dhe duhet të bëjmë maksimumin. Kemi stërvitjen e fundit dhe nesër në mëngjes do të vendos”.
A besoni se shkoi keq për Hungarinë në ndeshjen e pare apo besoni se do të bëni mire?
“Luajnë në shtëpi dhe duan të fitojnë. Do të jetë ndryshe nga ndeshja e pare. Duke njohur Rossin, si Italian do të përpiqet të bëjë ndeshjen dhe të jenë sulmues, ne jemi të përgatitur dhe të pranojmë këtë sfidë. Ajo që vlen është të mbyllim hapësirat dhe të rinisemi me kualitetet tona. Për të bërë diçka më shumë ata ne duhet të përfitojmë dhe të jemi inteligjentë që të ndryshojmë pozicionin tone në fushë”.
Më mire me Bajramin në fushë apo me lojtar tjetër?
“Nuk kam vendosur Akoma dhe duhet të vlerësojë ende. Bajrami është siguriosht lojtar i rëndësishëm nëse do ta marr në konsideratë. Shpresoj që të bëj zgjedhjen e duhur”.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka konfirmuar përgjimet e kryera nga zyrtarë të lartë serbë brenda takimeve në Bruksel në…
Vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca, Armando Ndreca, është dërguar në gjyq nga SPAK, pas përfundimit të hetimeve, pas akuzave…
Një automjet zjarrfikës është përfshirë nga flakët gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri në fshatin Jaran, njësia administrative…
Pamje shqetësuese kanë qarkulluar në rrjetet sociale duke nxitur reagime të forta. Pamjet, të filmuara në qytetin e Korçës, tregojnë…
Edhe pse bllokada izraelite u lehtësua për të paktën 10 orë në ditë dhe disa vende po hedhin ndihma nga…
Qendrat e ngritura nga Italia në Shqipëri do të vazhdojnë të funksionojnë si Qendër për Mbrojtjen e të Dhënave Personale…