Categories: sport

Reja i zhgënjyer nga arbitrimi: La për të dëshiruar, kishim penallti për Manajn

Shqipëria u mposht 4-1 nga Polonia.

Një rezultat i hidhur ky për kuqezinjtë, që vjen ndaj një kundërshtari direkt për objektivat në grup.

Në përfundim të takimit vetë aktorët në fushë dhe jashtë saj kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.

Reja: “Në pjesën më të madhe të lojës e mbajtëm mirë topin. Nuk dua të gjej justifikime. Polonia ka meritën e saj, por arbitri e teproi pak. 3 kartona të pak minuta janë shumë. Arbitrimi sot la për të dëshiruar. Skuadra luan mirë kur është  e ekuilibruar. Krijuam shumë raste, te disa duhet të kishim pak fat. Nuk është çështje sulmi sepse ekuilibrin e kishim. Jemi shumë mendjelehtë ndonjëherë. Ndonjëherë mund ta nxjerrim edhe topin lartë. Por nuk kemi v.dekur akoma. Ka prapë ndeshje. Në mesfushë duhet të jemi më të kujdesshëm, të mos humbasim aq shumë topa sa me Poloninë. Kishim edhe një penallti për Manajn, ka shumë episode që mund të diskutohen. Por jemi akoma këtu, nuk ka mbaruar asgjë”.

Cikalleshi: “Mendoj që ndeshjen e filluam mirë, edhe pse pësuam që në fillim me goditje standarte arritëm të barazonim. Kishim edhe dy raste për gol, por fati nuk deshi. Më vjen pak keq se pësuam dy gola me goditje standarde dhe kemi punuar për këtë. Por kemi punë për të bërë. Këto kohë jemi munduar të bëjmë futboll më sulmues, por kjo krijon më shumë hapësira mbrapa. Rrisku është pjesë e kësaj taktike. Kemi strukturën tonë të lojës, të mbrojmë të gjithë në grup dhe të sulmojmë të gjithë në grup, qoftë edhe me pikatore. Sot nuk e bëmë këtë. Në dhomat e zhveshjes të gjithë ishin shumë të mërzitur. Katër gola nuk i meritonim dhe janë shumë. Nuk kemi as kohë, pasi për 3 ditë kemi ndeshjen e radhës”.

Gjimshiti: “Sigurisht që rezultati 4-1 është shumë i lartë. Jam i pakënaqur me gabimet që kemi bërë. Në pjesën e parë kemi luajtur mjaft mirë, nuk mbaj mend ndeshje që kemi luajtur aq mirë. Bëmë dy gabime në goditje standarde dhe marrim dy gola kot. Kjo është ajo që më acaron më shumë. Prapë ishim në lojë, por pësojmë gola shumë lehtë“.

Tags: Manajnreja

të fundit

Krimet ndaj civilëve në Gaza, 28 vende deklaratë të përbashkët kundër Izraelit

Pas masakrave të vazhdueshme ndaj civilëve të uritur, ministrat e jashtëm të 28 vendeve, nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku…

4 minutes ago

Gjoni ‘masakron’ Lapajn dhe Shabanin: T’ju jap një lëpirëse të dyve! Përdhosën e pështynë mandatin

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet"…

18 minutes ago

“Familjarët në listën e mbyllur i propozoi Shabani”, Lapaj: Ai ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë, miqësia me të nuk rezultoi e duhura

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me koalicionin e tij zgjedhor në zgjedhjet e…

47 minutes ago

Lajmi i bujshëm, Meriton dhe Rinor Mjekiqi përfundojnë në pranga

Burime të besueshme të medias mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur…

1 hour ago

Kosova hap një pikëkufitare të përkohshme me Maqedoninë e Veriut: I hapur për qarkullim deri në shtator

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka miratuar vendimin për hapjen e një pikëkalim të përkohshëm me Republikën e…

2 hours ago

DOSJA/ Skema si ‘Bankers’ zhvati shtetin, kinezët krijonin kompani fiktive për të marrë miliona; zbulohen transaksionet

Shumë shtetas kinezë, por edhe kazakë, kanë krijuar kompani fiktive në Shqipëri dhe kanë përfituar miliona nga Bankers... Dalin në…

2 hours ago