Categories: sport

Reis në formë të përkryer te Trabzonspor, Muçi bëhet lojtari vendimtar i trajnerit

Thomas Reis e ka nisur në mënyrë mbresëlënëse aventurën te Trabzonspor: gjashtë ndeshje dhe po aq fitore. Skuadra ka dhuruar paraqitje bindëse e spektakël, duke i kthyer pikët e grumbulluara në ngjitje në renditje. Aktualisht mban vendin e tretë, vetëm tri pikë larg kreut, ku ndodhet Galatasaray, fitues 2-1 ndaj Fenerbahces.

Një prej ndeshjeve të fundit u mbyll me fitoren 3-4 të ekipit nga Trabzoni, pas një sfide të mbushur me gola. Ernest Muçi pati rol të rëndësishëm, duke kontribuar në tri nga katër golat e skuadrës. Shqiptari dhuroi tri asiste, duke gjetur hapësirat e duhura dhe duke shërbyer për shokët e ekipit. Aksionet e koordinuara i siguruan Trabzonsporit tri pikë të vlefshme.

Të lidhura

None found

Me këtë ecuri të Reis, Muçi mund të shihet si një burim i veçantë energjie për trajnerin: në çdo fitore të arritur deri tani, sulmuesi i Kombëtares ka dhënë kontributin e tij. Seria nisi kundër Galatasaray-t, kur Trabzonspori triumfoi 4-0. Muçi nuk shënoi dhe as asistoi, por ushtroi presion të vazhdueshëm në sulm dhe ndihmoi në krijimin e hapësirave për golat, ndonëse u ndëshkua me karton të verdhë.

Përballë Samsunspor, Muçi shënoi në fitoren 0-3 në transfertë, ndërsa në ndeshjen pasuese asistoi në suksesin 2-4 kundër KuPS në Conference League. Në përballjen e kampionatit me Besiktasin, ai krijoi volum të madh loje, por u zëvendësua në pjesën e dytë. Një zëvendësim ndodhi edhe në takimin kundër Hearts në Ligën e Konferencës.

Paraqitjen më të bujshme Muçi e pati ndaj Caykur Rizespor, në fitoren 3-4. Ai përgatiti tri gola dhe u shpall lojtari i ndeshjes. Këto të dhëna pasqyrojnë ndikimin që shqiptari po fiton nën drejtimin e Thomas Reis, i cili deri tani ka nxjerrë më të mirën nga sulmuesi i Kombëtares.

të fundit

Jukaj: Trajneri i ri ka sjellë energji pozitive, Vora do ta ketë të vështirë ndaj Vllaznisë

Aron JukajAron Jukaj është shprehur me tone vlerësimi ndaj trajnerit Csaba Laszlo, ndërsa shtoi se ndaj Vorës, Vllaznia do të…

7 minutes ago

SHBA-ja sulmon një motoskaf të dyshuar për trafik droge në Paqësorin lindor, pesë të vrarë

Forcat amerikane kanë goditur një motoskaf të dyshuar për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë pesë persona që…

13 minutes ago

Bill aims to provide permanent employment for thousands working in state institutions

Personat që prej vitesh punojnë në institucionet shtetërore me kontratë pune, kontratë autori ose përmes agjencive për punësim të përkohshëm,…

16 minutes ago

Miteva: Government decides to establish National Committee for the safety and protection of journalists

Zëdhënsja e Qeverisë, Marija Miteva njofton se Qeveria në seancën e sotme, miratoi vendim për formimin e Komitetit Nacional për…

16 minutes ago

Haxhiu and Mickoski discuss expanding cooperation between Kosovo and North Macedonia

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe ecuria e projekteve të përbashkëta…

17 minutes ago

German embassy after the killing of Arlinda Zekaj: The safety of women at risk must be a priority

Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vrasjen tragjike të Arlindaj Zekajt në Vitomiricë të Pejës.…

17 minutes ago