Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, do të blejë klubin sportiv të Lushnjes.
Ky lajm, është bërë i ditur nga moderatori Ed Manushi, në emisionin “Procesi Sportiv”.
“Moda e futbollistëve të rëndësishëm dhe të pasur që blejnë klube sportive, ka arritur edhe në Shqipëri.
Një futbollist i madh i Kombëtares, është në tratativa për të blerë klubin e Lushnjes. Rei Manaj, po blen ekipin e Lushnjes, duartrokitje për iniciativën. Ky model na duhet për të ecur përpara”, tha Ed Manushi.
Kujtojmë se rreth një vit më pare, Bashkia e Lushnjes, bëri gati procesin e privatizimit të klubit të futbollit.
Propozimet që u bënë për klubin sportiv
Përmbledhja e vlerësimit të shoqërisë “KF Lushnja 1930” sh.a.
Pas vitit 2008, u krijua baza ligjore për transformimin e klubeve të futbollit në shoqëri tregtare dhe për rrjedhojë edhe për transferimin e pronësisë së klubeve të futbollit te subjektet private.
Në këtë proces, klubi i futbollit të Lushnjes u transformua në shoqëri aksionare me kapital themelimi 3 500 000 lekë. Kapitali fillestar i nënshkruar, është 3 500 000 lekë i ndarë në 3500 aksione me vlerë nominale 1 000 lekë secili, me aksionar të vetëm Bashkinë Lushnje. Deri në 13 dhjetorin e vitit 2023, kapitali i shoqërisë u rrit në 4 187 369 lekë.
EKIPI – Lushnjarët i kanë bërë një nisje shumë të mirë këtij edicioni. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani, ka grumbulluar 8 pikë në 5 ndeshje të luajtura deri tani, ose 54% të pikëve maksimale.
Me golavarazhin pozitiv 3 gola të shënuar dhe 2 të pësuar, verdhejeshilët kanë 5 pikë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, teksa kishin vetëm 3 pikë në 5 ndeshje, duke regjistruar 5 gola të shënuar dhe 12 të pësuar.
Nisja e mirë e këtij edicioni, ndikoi edhe në pjesëmarrjen e publikut lushnjar në stadiumin “Roza Haxhiu”, ku në ndeshjen me Besën numëroheshin rreth 2000 shikues. Lushnjarët barazuan pa gola dhe pozicionohen në vendin e katërt.
Ditën e sotme rreth orës 11:20, në ambientet e Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, një konflikt mes dy punonjësve, ka…
Ditën e sotme rreth orës 11:20, në ambientet e Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, një konflikt mes dy punonjësve, ka…
Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Bashkiak, Dorian Teliti, tha pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë…
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i arrestuar prej 10 shkurtit të këtij viti nga SPAK dhe me masë sigurie arrest në burg…
Një zhvillim i papritur ka shokuar fansat e sezonit të ri të “Përputhen”. Sipas raportimeve të Pamfletit, Loredana nuk do…
Miratohet për futjen në rend të ditës, kërkesa që kanë bërë këshilltarët socialistë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti…