Categories: sport

Regragui rrëfen si Maroku u përpoq të afronte Lamine Yamalin

Walid Regragui ka treguar prapaskenat e përpjekjeve të Federatës së Futbollit të Marokut për të bindur talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, që të luante për kombëtaren marokene dhe jo për Spanjën.

Të lidhura

None found

Sipas ish-trajnerit të përfaqësueses së Marokut, çështja e Yamalit ishte ndër prioritetet e para pas emërimit të tij në krye të ekipit, në bashkëpunim me presidentin e federatës. Në atë periudhë, futbollisti i Barcelonës ishte vetëm 14 vjeç.

Regragui bëri të ditur se fillimisht në Marok u ftuan babai dhe gjyshi i lojtarit, me të cilët u zhvilluan bisedime. “Kishim dy vite që punonim për këtë çështje dhe gjithçka po shkonte mirë, deri në momentin kur erdhi koha për të marrë vendimin përfundimtar”, ka rrëfyer ai.

Më pas, përfaqësuesit e federatës udhëtuan drejt Barcelonës për t’u takuar personalisht me Yamal pas një prej ndeshjeve të tij. Në takim morën pjesë edhe kushëriri dhe avokati i futbollistit.

“I prezantuam projektin e kombëtares së Marokut, i cili përfshinte bashkimin direkt me ekipin senior, zhvillimin e tij me ‘Luanët e Atlasit’ dhe mundësinë për të luftuar për trofe”, u shpreh Regragui.

Megjithatë, vetëm dy ditë pas atij takimi, trajneri mori vesh se Yamal kishte zgjedhur të përfaqësonte Spanjën.

“Avokati i tij më telefonoi dhe më tha se Lamine kishte zgjedhur Spanjën. Por unë doja ta dëgjoja vendimin drejtpërdrejt nga ai. Lamine më telefonoi dhe më tha: ‘Trajner, e kam marrë vendimin tim. Do të luaj për Spanjën’”, tregoi Regragui.

Pavarësisht zgjedhjes së lojtarit, trajneri maroken theksoi se ky vendim nuk duhet të ndikojë në lidhjen e tij me origjinën. “Unë i thashë se, pavarësisht se çfarë ndodh, ai do të mbetet maroken. Nuk mund ta fajësojmë një lojtar për një vendim që lidhet me vendin ku ka lindur dhe është rritur”, përfundoi ai.

Yamal, i cili e ka prejardhjen marokene nga babai, zgjodhi Spanjën dhe tashmë është një nga figurat kryesore të kombëtares së këtij vendi.

të fundit

Protesta në Tiranë, marshuesit ndalen para Ministrisë së Shëndetësisë

Marshimi i protestuesve vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa pjesëmarrësit janë ndalur para Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë ndalesës, protestuesit kanë…

3 minutes ago

Analisti paralajmëron: Kërkesa për shpërbërjen e Gjykatës së Hagës mund ta dëmtojë Kosovën

Analisti Lavdrim Lita i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur…

6 minutes ago

The Hague does not close this chapter”/ Lis Bukuroca warns: There may be further arrests!

Aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka hapur një kapitull të ri…

24 minutes ago

Freedom Has a Name” calls another protest tonight: Let us gather in large numbers and stand united

Sërish protestohet në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së. “Sonte në 21:00, dalim në…

25 minutes ago

Security cameras to be installed in all public parks by the end of the year

Loja, lëvizjet e qëndrimet e qytetarëve tash e tutje do të jenë nën monitorim. Nga të gjitha anët, nga kjo…

25 minutes ago

Hoxhaj reveals the behind-the-scenes story of the Special Court: Had Kosovo not created it, the UN would have established it with Russia’s and China’s support

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka rrëfyer prapaskenat e themelimit të Gjykatës Speciale, presionin ndërkombëtar ndaj…

25 minutes ago