PSG vendosi që lojtarët e saj në ndeshjen e javës së 37-të të vishnin fanellat me ngjyrat e LGBT-së në mbështetje të këtyre të fundit.
Por jo të gjithë futbollistët pranuan të vishnin një fanellë të tillë. Pikërisht Idrissa Gueye e refuzoi ta mbante veshur, ndërsa java e 37 përkonte me Ditën Botërore kundër Homofobisë dhe të gjithë skuadrat duhet të kishin në fanellat e tyre ngjyrat e LGBT-së.
None found
Pasi mesfushori i PSG-së refuzoi diçka të tillë, në Francë u përball me gjykime të shumta, ndërsa futbollisti është bërë hero në Senegal, vendin e tij, pas këtij vendimi. Atje homoseksualiteti dënohet deri në pesë vjet burg.
Gazetari senegalez Bacary Cisse ka deklaruar se gjesti i Gueye është pritur mirë nga bashkatdhetarët e tij.
“Ai nuk është i vetëm. Sot, Gueye ka mbështetjen e të gjithë senegalezëve, të të gjithë afrikanëve. Ai u perceptua si një hero në Senegal. Për ne, Gueye është një hero. Nëse Idrissa Gueye do të kishte bërë të kundërtën, çfarë do të kishim thënë ne? Do të ishim shumë më të befasuar”, shpjegoi ai në “After Foot deRMC Sport”. /h.ll/albeu.com
Sistemi gjyqësor duhet të bazohet në parimin e lingua franca, që është gjuha maqedonase, dhe kjo lidhet me sundimin e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar hapjen e hetimeve nga SPAK për dosjen “Albanian File”, që lidhet me…
Edhe dëshmitarja e dytë ne rastin e Endrit Nikës, Vlora Makolli, infermiere në QKMF në Fushë Kosovë, në Gjykatën Themelore…
Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar diskutime me Partinë Demokratike të Kosovës për mënyrën se si do të vazhdohet me Projektligjin…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të enjten, më 12 nëntor, duke filluar nga ora 10:00. Kështu…
Dëshmitarja e propozuar nga mbrojtja e Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi, e cila kishte dërguar viktimën Maria Clara Urdangaray në…