sport

“Realisht e prisja një ftesë nga Sylvinho”, Alen Sherri i mërzitur dhe paralajmëron largimin nga Egnatia?

Alen Sherri është një nga protagonistët e Egnatian në këtë sezon, ku rrogozhinasit arritën të fitojnë Kupën e Shqipërisë dhe titullin kampion.

Gardiani ka bërë pritje fantastike për rrogozhinasit dhe padiksutim është portieri më i mirë në Superiore.

26-vjeçari pavarësisht formës fantastike në këtë sezon sërish nuk ia doli të merrte një ftesë nga Sylvinho për Euro 2024.

Shkodrani nuk e fsheh mërzitjen, ndërsa në një intervistë për “Versus nga Telesport” ka theksuar se e priste të ishte pjesë e grumbullimit, por sërish Sylvinho mbetet trajneri që i dhuroi kënaqësinë të përjetonte emocionet me Kombëtaren A.

“Gënjej të them se nuk e prisja një ftesë nga Sylvinho. Realisht nuk ka asgjë, janë zgjedhjet e tij. Sylvino është i pari që më grumbulloi për ndeshjet miqësore. Është po ai i pari që pas sfidës me Interin erdhi i pari dhemë dhuroi ftesën e pritjes. Lista e Kombëtares është një zgjedhje e vështirë, mua më mbetet ta respektoj. Mos grumbullimi është një shenjë që unë të punoj më fort dhe ndoshta të provoj një tjetër kampionat për të bërë më mirë”, ka deklaruar gardiani i kampionëve.

Mos ndoshta Sherri paralajmëroi largimin nga Egnatia? Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

të fundit

Aksident tragjik në Kosovë, dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Llapushnik, në komunën e Drenasit, përgjatë rrugës Pejë-Prishtinë.…

17 minutes ago

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Apelit lë në burg Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin

Gjykata e Apelit, lë në fuqi masën e arrestit me burg për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin, të dy të…

35 minutes ago

Taksat dhe tarifat vendore/ Lehtësira fiskale për gra kryefamiljare e pensionistë, zbardhet vendimi, procedura e përfitimit

Bashkia e Tiranës, ka miratuar një paketë të re ndryshimesh dhe shtesash në sistemin e taksave dhe tarifave vendore, duke…

47 minutes ago

Vdekja e 55-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, çfarë thonë familjarët e të ndjerit

Familjarët e 55-vjeçarit, i cili vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare, nuk kanë ngritur dyshime për vdekjen e tij. Sipas…

1 hour ago

Skandal/ Thirrje për sulmuesin kuqezi, Mirlind Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit

Në Rusi ka plasur skandali, ku Mirlind Daku, sulmohet nga tifozët e Zenitit. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg…

2 hours ago

Rama ndan pamje mes natyrës fantastike në Shtegun e Ngjyrave në Kukës (VIDEO)

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Shtegu i Ngjyrave në Shishtavec, pjesë e Parkut…

2 hours ago