Real Madridi ia doli të triumfonte në finalen e Superkupës së Spanjës përballë Athletic Bilbaos duke e mposhtur me rezultatin e pastër 2-0.
“Galaktikët” mbërritën në finale pasi eliminuan në gjysmëfinale Barcelonën, ndërsa Bilbao eliminoi Atletico Madridin.
Pas finales tekniku italian ishte kwnaqur me performancwn e skuadrws sw tij ndaj njw ekipi qw bwn presion vazhdimisht.
“Më pëlqen të shoh këtë skuadër duke luajtur. Nuk kemi vetëm një stil të lojës. Luajtëm mirë ndaj një skuadre që bën presion.
Lojtarët dhanë më të mirën. Është normale të ndihen të lodhur. Kemi një ndeshje të rëndësishme të enjten dhe është e domosdoshme të shërohemi shpejtë”.
Titulli i fundit që fitova ishte para një kohe të gjatë. Jam i lumtur që i shoh tifozët e gëzuar, prandaj do provojmë të fitojmë edhe trofe të tjerë”, tha Ancelotti
Ndërkohë, nuk ka shpëtuar as pyetja mes dallimit të kësaj skuadre me atë të sezonit 2013/14.
“Nuk është Cristiano. Por tani kam Viniciusin”, ishte përgjigja e tij.
Ndërkohë, Real Madrid fitoi Superkupën e Spanjës për herë të 12-të në histori. r.t/albeu.com
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…
Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…