sport

Reali “ngeci” në barazim ndaj Cadiz, Ancelotti: Meritonim pikët e plota

Real Madrid dje nuk arriti të merrte më shumë se një pikë në një takim që dukej i lehtë në letër ndaj Cadizit.

Skuadra spanjolle dominoi gjithë ndeshjen, por nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola.

Të lidhura

None found

Pas ndeshjes, Ancelotti tha se merituan pikët e plota, mirëpo thjeshtë topi nuk donte të përfundonte në rrjetë.

“Ende asgjë nuk është vendosur për La Liga, është ende gjatë. Fatkeqësisht nuk mendoj që do rikthehet ndonjë lojtarë për të mërkurën. Eden zhvilloi ndeshje të mirë sidomos pjesën e dytë, u kombinua me bashkëlojtarët”.

“Merituam tre pikë, por ndonjëherë nuk i meritojmë dhe i fitojmë. Është në këtë mënyrë. Duhet të jemi qetë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës, që do jetë e vështirë”.

“Hazard mund të jetë më shumë se një armë për pjesën e dytë të sezonit”.

“Camavinga? Camavinga mund të luajë në pozitën e Casemiros kundër Athletic. Kjo javë ka qenë e çuditshme. Duhet të kujdesemi vetë. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme, se bashku duhet ta luftojmë virusin”, deklaroi ai.

Real Madrid mbetet lider me 43 pikë, gjashtë pikë më shumë se Sevilla, mirëpo në rast që kjo e fundit e fiton ndeshjen e shtyrë ndaj Barcelonës, atëherë diferenca do jetë vetëm tre pikë.

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

12 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

20 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

47 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

58 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

59 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

1 hour ago