Categories: sport

Real Madridi nuk e diskuton Mallorcan, Asensio sinjal Ancelottit (VIDEO)

Real Madridi ka fituar me rezultatin e thellë 6-1 përballë Mallorcas në kuadër të javës së gjashtë të La Liga-s.

Edhe pse Ancelotti kishte bërë shumë ndryshime, sidomos në mesfushë, ku për herë të parë e nisi si titullar Camavinga, i cili nuk luajti në rolin e tij natyral, por zëvendësoi Casemiron dhe Asensio i cili herë pas here u provua në ndeshjet e para të sezonit  si mesfushor me disa minuta, por rezultati nuk ishte i kënaqshëm. Këtë herë rezultoi ndryshe, a ishte niveli i kundërshtarit, apo Asensio di ta bëjë mjaft mirë atë rol, mbetet për t’u  parë në vazhdim.

Të lidhura

None found

Ndeshje u zhbllokua që në minutën e 3, ku një gabim fatal në mbrojtjen e miqve u kthye në gol nga super Karim Benzema.

Më pas ishte momenti i Asensio “show” që dyfishon rezultatin në minutën e 24. Të “dehur” nga avantazhi i dyfishtë, miqtë gjejnë të papërgatitur “galaktikët” në prapavijë dhe ngushtojnë rezultatin vetëm 1 minut më vonë.

U mendua se minuta të vështira do të vinin për Realin, por Asensio shënon sërish pas 4 minutash, të tretin për skuadrën dhe të dytin personal.

Rezultati 3-1 do të ishte përfundimtari për pjesën e parë. E dyta nis aty ku mbaroi e para, vendasit dërgojnë topin në rrjetë në minutën e 49’ me Benzema, por goli anullohet për shkak të një faulli në zonë.

Radha për golin e tretë personal të Asensios në minutën e 55 dhe i katërti për Realin, gol që vendos përfundimisht fatet e këtij takimi.

Mankthi për Mallorcan nuk do të mbaronte këtu, pasi edhe dy gola të tjerë do të vinin në vazhdim. Benzema në minutën e 78 dhe Isco në të 85’ do të kompletonin këtë super fitore para tifozëve të tyre në Santiago Bernabeu./albeu.com/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

47 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago