sport

Reali luan ndeshjen e parë në “Bernabeu” ndaj Betis, Ancelotti: Kemi momente të bukura në këtë stadium

 

Pas tre ndeshjeve në transfertë në La Liga, Real Madridi rikthehet të luajë në “Santiago Bernabeu” dhe këtë do ta bëjë me kundërshtarin më të fortë të momentit, Real Betis, që po ashtu ka 3 fitore në 3 ndeshje.

Të lidhura

None found

Një ndeshje që do të përcaktojë vendin e parë në renditje, pasi dy ekipet janë me pikë të barabarta.

Tekniku Ancelotti ka dalë në konferencë për shtyp para kësaj ndeshjeje, ku fillimisht foli për kundërshtarin dhe më pas edhe për rikthimin në shtëpi.

“Ndjenjë e mirë. Kemi pasur momente të bukura në “Bernabeu” vitin e kaluar dhe shpresojmë që të jetë e njësoj po këtë sezon. Është një lojë e vështirë kundër një kundërshtari që do të konkurrojë fort. Le të shohim nëse do të na ndalë.

Ideja jonë nuk ndryshon, duam të ruajmë të njëjtin identitet. Në shtëpi duam të jemi më intensivë dhe agresivë, por identiteti ynë nuk ndryshon. Betisi është në formë të mirë dhe ka besim, por ne jemi gati. Tani fillon sezonin, sepse ne luajmë çdo tri ditë”

Trajneri i Kampionëve të Evropës ka folur edhe për favoritët në La Liga.

“Çdo sezon ka dinamikën e vet, mendoj se La Liga do të jetë më konkurruese. Ne kemi një skuadër shumë të mirë në të gjitha pozicionet dhe do të garojmë dhe luftojmë”, përfundoi ai./albeu.com

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago