sport

Reali kërkon sonte në mbrëmje finalen e kupës, Ançeloti: Më pëlqen Barcelona, por më shumë më pëlqen Reali

Të jesh pranë një finaleje është gjithnjë motivuese për lojtarët, stafin teknik dhe vetë klubin. Kjo është situata që mbizotëron në Madrid te Reali para gjysmëfinales së kthimit në Kupën e Mbretit kundër Sociedadit.

“Los blancos” vijnë në këtë takim pasi fituan në San Sebastian javë më parë 1-0 dhe do të kërkojnë të mbyllin llogaritë për të shkuar sërish në finalen e këtij kompeticioni. Për Realin, kjo do të jetë ndeshja numër 50 sezonale në të gjithë kompeticionin dhe rruga duket e gjatë, pasi në fund mund të arrijë deri në shifrën e 72 takimeve!

NDESHJA E 50-TË – “Jemi mirë, nuk shoh lodhje apo ngarkesë të tepërt, pavarësisht se kalendari ka qenë sfidues. E shoh skuadrën të motivuar dhe në formë të mirë. Na janë kthyer lojtarët jugo-amerikanë dhe të gjithë jetojmë me iluzionin për të luajtur një tjetër finale. Në dy vitet e fundit na ka shkuar mirë me kupën”.

KALENDARI I NGJESHUR – “Më parë nuk kishte kaq shumë konsum sa tani. Luhej një futboll tjetër, mënyra e përgatitjes, ndeshjet, dëmtimet ishin të ndryshme. Ne duhet të menaxhojmë si duhet resurset tona dhe të shpresojmë që të kemi ndonjë ditë më shumë për të rikuperuar energji dhe për të përgatitur më mirë ndeshjet. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët sepse ky sezon është shumë kërkues. Deri më tani i kemi administruar mirë problemet që kemi pasur më dëmtimet”.

SITUATA E ENDRIK – “Nuk e shoh të shqetësuar. Përkundrazi, e shoh të motivuar. Po punon mirë, kur të kem mundësi do t’i jap minuta. Kundër Sociedadit do të ketë minuta, sepse e ka merituar në kupë. Unë kam besim tek ai, e llogaris si lojtar të rëndësishëm. Mendoj se historia e këtij klubi tregon se shumë titullarë fillimisht kanë ngrohur stolin për shumë kohë”.

MBAPE – “Mbape ka një mundësi të artë për të bërë historinë këtu në Madrid. Ai i ka të gjitha kapacitetet për të bërë atë që bëri Kristiano Ronaldo këtu. Kjo do të thotë se ai do të jetë një legjendë si Kristiano”.

PËRGATITJA E NDESHJEVE – “Unë kam një staf teknik jo shumë të zgjeruar. Kam dy ndihmës, një grup analistësh dhe trajnerin e portierëve. Po e mendojmë të afrojmë dhe ndonjë specialist tjetër, por problemi më i madh nuk është mungesa e stafit, por mungesa e kohës për të përgatitur si duhet ndeshjet. Të zgjeroj stafin teknik vetëm për të mbushur fushën nuk më duket e nevojshme”.

SHUMË PAK PUSHIM – “Unë e kam parë këtë dhe sinqerisht nuk e kam konsideruar, sepse nuk e dimë nëse do të luajmë në finale. Nuk është aq e rëndësishme të kemi një ditë më shumë ose më pak, gjëja e rëndësishme është të kemi minimumin… që është tri ditë”.

BARCELONA DHE REALI – “Barcelona luan shumë bukur dhe më pëlqen stili i saj. Reali luan një lloj tjetër futbolli me shumë cilësi. Unë e dua Madridin dhe mënyrën se si luan Barcelona. Mund të krahasohet, duke përdorur të njëjtën fazë, por është e vështirë të krahasosh stilin e lojës së dy skuadrave, sepse varet shumë nga lojtarët. Madridi ka karakteristika të ndryshme nga Barcelona. Dikush mund të thotë se Barcelona luan shumë mirë dhe Reali i Madridit luan shumë keq. Por unë jam i kënaqur me mënyrën se si luan Reali. Ka tre vjet që më pëlqen. Ka sezone të ndërlikuara, ka dhe sezone më pak të tilla. Është e vështirë të mbash të njëjtën fizionomi, të njëjtën strukturë. Ndryshojnë lojtarët dhe për këtë është e pamundur të ruash të njëjtin identitet. Kush kërkon të mos ndryshojë në fund dështon”. /panoramasport

të fundit

Dosja Xoxa-Veliaj/ Ish-drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, dëshmon në SPAK: Si kalonin paratë tek gruaja e kryetarit të Bashkisë, pa zhvilluar asnjë lloj aktiviteti

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Abigeila Voshtina, ka dëshmuar para Prokurorëve të SPAK për çeshtjen e abuzimeve skandaloze të Ajola…

9 minutes ago

SPAK përfundon hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, Prokuroria e Posaçme nis komunikimin e akuzave ndaj të pandehurve

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi dhe ka nisur komunikimin e akuzave. Mësohet se deputetja e PL, Monika Kryemadhi,…

28 minutes ago

Kryeministri i RMV, Mickovski premton mbështetje për maqedonasit që jetojnë në Shqipëri

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Christian Mickovski, mori pjesë në festivalin folklorik të komunitetit maqedonas në Pustec, ku u prit…

41 minutes ago

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, dy persona në gjendje kritike

  Këtë të hënë rreth orës 13:40, në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor.…

1 hour ago

E vrau dhe më pas dogji banesën/ Autori i dyshuar kthehet në vendngjarje, dyshohet se kishte lidhje intime…(VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm 28 korrik 2025 rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar…

1 hour ago

Vranë dhe mbytën me tel Anesti Ramën, Gjykata cakton masën e sigurisë për Ermalinda Ramën, nënën e saj dhe Çlirim Doganin

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për tre të…

2 hours ago