sport

Reali e do në Botërorin e Klubeve, Modric rinovon vetëm për … 2 javë

Real Madrid synon të zgjasë kontratën me Luka Modric edhe për dy javë të tjera në mënyrë që ta lejojë atë të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube këtë verë.

Kontrata aktuale e mesfushorit kroat skadon më 30 qershor 2025, por turneu ndërkombëtar, ku do të jenë edhe “Los Blancos”, do të zhvillohet pas kësaj date. Për këtë arsye, klubi spanjoll po vlerëson një rinovim afatshkurtër, që synon ekskluzivisht kompeticionin.

Pavarësisht rëndësisë simbolike dhe historike të kontributit të Modriçit në Real Madrid, një zgjatje më e gjatë e kontratës nuk parashikohet. E ardhmja e numrit 10 kroat pas turneut mbetet e pasigurt, me disa klube, veçanërisht nga Lindja e Mesme dhe MLS, që e shikojnë situatën me interes.

Në moshën 38-vjeçare, Modric vazhdon të jetë një shembull profesionalizmi dhe përkushtimi (51 paraqitje, 4 gola dhe 7 asistime në të gjitha garat këtë sezon), por Reali po rinovon gradualisht skuadrën e tij dhe synon një tranzicion brezash në mesfushë.

të fundit

Aksion nga ajri dhe toka për neutralizimin e flakëve në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, evakuohen 40 persona

Prej ditës së djeshme, zjarret që kanë përfshirë zonat e Borshit, Piqerasit dhe Sasajt, janë bërë shqetësim serioz për banorët…

19 minutes ago

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Lufta për pasagjerët, taksitë fitojnë terren në rrugët e Tiranës. Shqipëria, ndër të parat në Europë për numrin e lartë…

27 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 27 Korrik 2025

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i…

41 minutes ago

Pirro Vengu në mesnatë afër vatrave të zjarrit: Kjo është e qëllimshme dhe unë s’e pranoj këtë

Gjatë mesnatës, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur në zonat e prekura nga zjarret në Shashicë dhe Kaninë, ku…

44 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.4 lekë. Euro, blihet me 96.8…

49 minutes ago

Horoskopi 27 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Dashuria: Ata që kanë takuar kohët e fundit një person të veçantë, tashmë do të fillojnë të ndiejnë fluturat…

9 hours ago