Real Madridi po shqyrton mundësinë e afrimit të mbrojtësit të Bayer Leverkusenit, Jarell Quansah, si një prej përforcimeve të mundshme për repartin defensiv gjatë verës së ardhshme.
None found
Siç raporton BILD, klubi spanjoll po e ndjek nga afër progresin e 23-vjeçarit anglez, i cili këtë sezon është aktivizuar rregullisht në një rol më të avancuar në krahun e djathtë.
Quansah zhvilloi 44 ndeshje për Bayer Leverkusenin sezonin e kaluar, kryesisht në pozicionin e qendërmbrojtësit. Në këtë sezon, ai është paraqitur si mbrojtës i djathtë në të gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri tani.
Anglezi ishte titullar në të djathtë në humbjen e Anglisë kundër Spanjës në Ligën e Kombeve. Në fitoren e fundit ndaj Çekisë, në vend të tij u aktivizua mbrojtësi i Real Madridit, Trent Alexander-Arnold.
Një element që e bën edhe më tërheqës rastin e Quansah është klauzola që i mundëson Liverpoolit ta rikthejë atë verën e ardhshme për 70 milionë euro. Sipas raportimeve, interes për lojtarin ka shfaqur edhe Chelsea.
Ndërkohë, Real Madridi po planifikon riorganizimin e mbrojtjes. Marrëveshja e Antonio Rudigerit përfundon në fund të sezonit, ndërsa Raul Asencio nuk konsiderohet pjesë e planeve afatgjata të klubit.
Gjyqtarja franceze Michele Picard do të kryesojë Panelin e Gjykatës së Apelit në procedurën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep…
Alen Sherri Shqipëria doli me tre pikët e plota nga transferta me San Marinon dhe meritë të veçantë për këtë…
Ferland Mendy ende nuk e ka nisur sezonin 2026/27 në fushën e futbollit. Mbrojtësi francez vazhdon të jetë në fazën…
BMW ka zbuluar zyrtarisht 3 Series të ri për vitin 2027, duke sjellë një ndryshim të madh në dizajn dhe…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, prezantoi sot ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, të cilat bëjnë pjesë…
Tre të akuzuar në rastin për falsifikimin e patentë shoferëve e kanë pranuar fajin dhe janë dënuar me burgim në…