Është vetëm muaji mars, por Real Madridi duket se ka vendosur tashmë për transferimin e parë të verës. Sipas Diario AS, Los Blancos kanë zgjedhur të rikontraktojnë Miguel Gutierrez.
I dalë nga akademia Castilla, lojtari aktualisht ndodhet në Girona, pasi u largua nga kryeqyteti për te katalanasit në vitin 2022 për një tarifë modeste prej katër milionë eurosh.
Në vetëm dy vite, ai është vendosur si një mbrojtës i majtë fillestar, duke i bindur bardhezinjtë që ta rikthejnë në “Santiago Bernabeu”.
Bordi i Madridit po planifikon të largojë Ferland Mendyn, i cili po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij në qershor.
Por, çfarë ndodh me Alphonso Davies, mund të pyesni veten? Epo, mbrojtësi i majtë kanadez me të vërtetë është lidhur shumë me një lëvizje në Spanjë kohët e fundit.
Megjithatë, një konkurrencë e ashpër dhe një çmim i lartë prej rreth 70 milionë euro i bëjnë gjërat shumë më të komplikuara.
Nëse Los Blancos humbasin Davies, ata kanë Gutierrez si një alternativë solide. Veç kësaj, 22-vjeçari do të na kushtonte pothuajse dhjetë herë më pak. /Telegrafi/
Sot, më 10 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.3 lekë dhe shitet me 83.6 lekë. Euro, blihet me 96.7…
Tifozët serbë nuk po reshtin me thirrjet e tyre raciste ndaj Kosovës. Kjo ndodhi mbrëmë në ndeshjen mes Serbisë dhe…
Ditën e sotme në vendin tonë, pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike. Parashikohet…
Dashi Asgjë e veçante për te dashuruarit gjate kësaj dite. Rutina do e pushtoje lidhjen e tyre dhe nuk pritet…
Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit…
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka garantuar emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, se Turqia do të…