Real Madridi po përpiqet të riorganizojë skuadrën përpara se të mbyllet afati kalimtar i verës, ndërsa Ferland Mendy dhe Raul Asencio bëjnë pjesë mes futbollistëve që mund të largohen.
Gazeta AS raporton se drejtuesit e klubit madrilen kërkojnë të gjejnë një zgjidhje për të ardhmen e të dy mbrojtësve deri në përfundimin e merkatos.
None found
Rasti i Mendyt lidhet në mënyrë të veçantë me dëmtimet e tij të vazhdueshme. Problemet e shpeshta fizike që francezi ka përjetuar gjatë qëndrimit në Madrid kanë ndikuar te planet e klubit për të ardhmen e tij.
Ndërkohë, në treg është nxjerrë edhe Raul Asencio. Edhe pse mbrojtësi spanjoll ka shfaqur potencial, Real Madridi është i hapur të vlerësojë ofertat që mund të mbërrijnë për të.
Deri në këtë fazë, megjithatë, “Los Blancos” nuk e kanë pasur të lehtë të gjejnë klube të interesuara për blerjen e dy lojtarëve. Për t’i larguar brenda afatit kalimtar veror, drejtuesit madrilenë duhet ta intensifikojnë kërkimin.
Teksa merkatoja po i afrohet fundit, ende nuk dihet nëse Mendy dhe Asencio do ta vijojnë sezonin në Santiago Bernabéu apo do të transferohen në destinacione të reja.
Nëse largimet e tyre realizohen, “Los Blancos” do të siguronin më shumë hapësirë në buxhet për të kryer edhe një blerje të fundit gjatë kësaj vere.
Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka konfirmuar se ka pasur bisedime me sulmuesin Lutfi Dalipi. Ai thotë se ka pasur…
Mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po shndërrohet në një trend shqetësues në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut,…
Ernest Muçi po konsiderohet lojtari i momentit në Turqi [...]Read More...
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar katër projektligje që lidhen…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur edhe për planet afatgjata të Kombëtares, duke theksuar se përveç përgatitjeve për ndeshjet…
Menaxheri i Kosovës Bajram Shala thotë se Enis Rexhepit ende s’iu ka kompletuar dokumentacioni dhe janë në pritje të fjalës…