Categories: sport

Real Madridi synon të arkëtojë miliona nga lojtarë që nuk janë pjesë e skuadrës, falë strategjisë së Florentino Perezit

Real Madridi pritet ta mbyllë një verë të ngarkuar në merkato, ku krahas afrimeve ka siguruar të ardhura të rëndësishme edhe nga shitjet. Në fazën e fundit të afatit kalimtar, klubi madrilen mund të përfitojë deri në 30 milionë euro të tjera, duke e çuar shumën totale të arkëtuar nga transferimet në rreth 231 milionë euro.

Të lidhura

None found

Presidenti Florentino Perez po punon për largimin e tre futbollistëve të formuar në akademinë e klubit, Antonio Blanco, Javi Rueda dhe Manuel Angel.

Real Madridi ka mbajtur 50 për qind të të drejtave ekonomike të Blanco dhe Rueda. Ndërkohë, për Manuel Ángel, klubi po negocion me Almerían shitjen e gjysmës së kartonit të tij për një vlerë rreth 6 milionë euro.

Antonio Blanco, 26 vjeç, aktualisht luan te Alavesi dhe ka një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurosh. Mes skuadrave që kanë shfaqur interes për të janë Villarreal dhe Real Betis, ndërsa vëmendje ndaj mesfushorit kanë shfaqur edhe disa klube nga Franca, Italia dhe Gjermania.

Duke qenë se Real Madridi zotëron gjysmën e të drejtave të Blanco, aktivizimi i klauzolës prej 20 milionë eurosh do t’i siguronte klubit rreth 10 milionë euro, pa qenë nevoja që ai ta shesë drejtpërdrejt lojtarin.

Një tjetër mundësi fitimi për madrilenët lidhet me Javi Ruedën. Mbrojtësi i Celta Vigos është në radarët e Nottingham Forest dhe, pas rinovimit të kontratës deri në vitin 2029, klauzola e tij e largimit është vendosur mbi 30 milionë euro.

Me 50 për qind të të drejtave të Ruedës në pronësi, Real Madridi do të përfitonte të paktën 15 milionë euro nëse mbrojtësi transferohet për një shumë pak më të lartë se 30 milionë euro.

Ndërkaq, Manuel Angel, mesfushori 22-vjeçar i Castillas, ndodhet pranë kalimit te Almeria. Palët po diskutojnë një marrëveshje prej rreth 6 milionë eurosh për gjysmën e të drejtave ekonomike të lojtarit.

Kjo marrëveshje do t’i lejonte Real Madridit të mbante 50 për qind të kartonit të Manuel Angel dhe të përfitonte përsëri në të ardhmen, nëse lojtari do të shitej te një klub tjetër.

të fundit

Bersant Celina vendimtar për Al-Ettifaqun me një gol dhe një asistim në Arabinë Saudite

Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…

2 hours ago

Police violence against young protesters: Berisha calls for investigation and legal punishment

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

2 hours ago

Ina Zhupa at Police Station No. 2: American photojournalist Michael Moates among those arrested

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…

2 hours ago

Shot in the eye with a rubber bullet/ The day before, Erjon Vishkulli helped Fadil, a protester facing economic hardship

Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…

2 hours ago

France 24 reports on the 12th student protest in Tirana: Clashes, corruption allegations and calls for Rama to step down

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…

2 hours ago

Dhuna e policisë ndaj protestuesve të rinj, Berisha kërkon hetim dhe ndëshkim ligjor

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

2 hours ago