Cristiano Ronaldo Junior shikonte në stadiumin e Al Nassr, aty ku luan babai i tij teksa Real Madridi mposhti Barcelonën në Superkupën e Spanjës.
13-vjeçari, i cili është pjesë e rangut të akademisë Al-Nassr, u pa në tribuna teksa Los Blancos i siguronin vetes në pjesën tjetër trofeun e parë për vitin 2024.
None found
Skuadra e Carlo Ancelottit bëri një punë të lehtë ndaj rivalëve të tyre në El Clasico gjatë një paraqitjeje mahnitëse në Lindjen e Mesme.
Vinicius Junior shënoi një hat-trick në pjesën e parë për Madridin, duke i vënë ata në kontroll të plotë të garës. Rodrygo ishte gjithashtu në listën e realizatorëve të La Ligës në fitoren 4-1, derisa për Barcelonën shënoi Robert Lewandowski, gjersa Ronald Araujo u ndëshkua me karton të kuq në minutpn e 71-të.
Cristiano Ronaldo Jr kishte shumë për të festuar, me familjen e tij që mburret me lidhje të forta me Realin. Babai i tij kaloi nëntë vite të paharrueshme në Santiago Bernabeu midis 2009 dhe 2018 – duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Los Blancos pasi realizoi 450 gola në 438 paraqitje.
Ronaldo gjithashtu thuhet se ka marrë pjesë në ndeshjen e Superkupës së Realit me Barçën, por nuk është kapur nga kamerat. Ikona portugeze po përgatitet për një rikthim në klub pas pushimeve dimërore – me një takim miqësor kundër Inter Miamit dhe rivalit të përjetshëm Lionel Messi. /Telegrafi/
Rritet alarmi për sulmet kibernetike në të gjithë Europën. Për javën e ardhshme, Europol ka thirrur një takim hetimor me…
Një koleksion i jashtëzakonshëm me më shumë se 800 veshje, aksesorë dhe sende personale të Princeshës Diana po tërheq vëmendjen…
Rilind Nivokazi po kalon një moment fantastik në futbollin zviceran, ndërsa ka qenë protagonist i madh në ndeshjen që Sioni…
VLLAZNIA 0-0 ELBASANI “Abissnet Superiore”: Java 11Stadiumi: “Loro Boriçi”Arbitër: Florjan Lata FORMACIONET ZYRTARE:VLLAZNIA: Jukaj; Bardhi, Gurishta, Musta, Avduli, Dros, Marku, Emanuel, Murataj,…
Një koleksion i jashtëzakonshëm me më shumë se 800 veshje, aksesorë dhe sende personale të Princeshës Diana po tërheq vëmendjen…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se sot është mbajtur një takim kushtuar Agjendës së…