Gianluigi Donnarumma është në radarët e Real Madridit, që e konsideron portierin italian si një alternativë për të zëvendësuar Thibaut Courtois në të ardhmen e afërt.
None found
Bordi madrilen po përcjell zhvillimet rreth Donnarummas, raporton TEAMtalk, teksa klubi synon të jetë i gatshëm për mundësitë që mund të paraqiten në tregun e transferimeve.
Portieri 27-vjeçar kaloi te Manchester City në shtator të vitit 2025 dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në qershor të vitit 2030. Ai ka luajtur 85 ndeshje zyrtare për kombëtaren e Italisë, ndërsa Transfermarkt ia vlerëson kartonin me 45 milionë euro.
E ardhmja e tij mund të ndikohet nga gjendja financiare e Cityt dhe çështja e “Fair Play Financiar”. Klubi anglez përballet me 114 akuza për shkelje të rregullave financiare dhe, nëse sanksionet konfirmohen, mund të jetë i detyruar të shesë disa lojtarë për të përmirësuar bilancin.
Real Madridi beson se një shitje e detyruar mund ta shtyjë Manchester Cityn të ulë kërkesën financiare për portierin italian.
Një tjetër faktor në favor të madrilenëve është kapaciteti i tyre financiar për të përballuar pagën e Donnarummas. Kjo kërkesë ishte pengesë për Manchester Unitedin gjatë negociatave të vitit 2025.
Interesim për portierin kanë shfaqur më herët edhe Bayern Munichu, Juventusi dhe Interi, në periudha të ndryshme të transferimeve.
Sipas raportimit, nëse Donnarumma largohet nga Premier League, destinacioni i preferuar i tij do të ishte Real Madridi.
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…