Real Madridi ka nisur të ndjekë nga afër situatën e mesfushorit të Bournemouthit, Alex Scott. Sipas Alex Crook të talkSPORT, klubi spanjoll ka dërguar skautë për të vëzhguar 23-vjeçarin.
None found
Anglezi renditet ndër lojtarët më premtues të repartit të mesfushës në Ligën Premier. Kohët e fundit, ai zhvilloi edhe debutimin me kombëtaren e Anglisë, në përballjen ndaj Çekisë në Ligën e Kombeve.
Scott u dallua veçanërisht në triumfin 7-0 kundër Kroacisë. Forma e tij gjatë sezonit të kaluar tërhoqi vëmendjen e Chelseat, i cili paraqiti një ofertë për transferimin e tij.
Bournemouthi vendosi ta refuzojë propozimin e klubit londinez, por Chelsea vazhdon të jetë i interesuar për shërbimet e mesfushorit.
Tashmë, në këtë garë mund të hyjë edhe Real Madridi, që prej një kohe po kërkon një futbollist me karakteristika të përafërta me ato të Toni Kroos dhe Luka Modric.
Një nga pikat e forta të Scott është aftësia për të shmangur presionin, për ta çuar topin përpara dhe për t’i dhënë ritëm ndeshjes.
23-vjeçari paraqitet gjithashtu i sigurt në detyrat mbrojtëse, çka e bën një mesfushor me profil të gjithanshëm.
Klubi madrilen mund ta konsiderojë Scottin si një investim afatgjatë, me synimin që ai të fitojë gradualisht një rol të rëndësishëm në “Santiago Bernabeu”.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…