sport

Real Madridi refuzon të paguajë 10 milionë euro për sulmuesin spanjoll, ndërrimi i trajnerit mund të jetë çelësi

Gjatë muajve të fundit, Iker Bravo ka pasur mundësinë që të luftojë për t’i dhënë vetes një shans që të vazhdojë si lojtar i Real Madridit.

19-vjeçari i cili është transferuar në Spanjë në formë huazimi nga Bayer Leverkuseni në verën e vitit 2022, ka qenë një lojtar shumë i dobishëm për grupmoshat U19 të ‘Los Blancos’, por të njëjtën formë nuk ka arritur që ta tregojë për Castillan e cila drejtohet nga ish-legjenda madrilene Raul Gonzalez.

Të lidhura

None found

Ka pasur thashetheme se Bravo mund të rikthehet tek lideri i Bundesligës në janar, por ai ka qëndruar në kryeqytetin spanjoll, diçka që i jep një mundësi që kartoni i tij të blihet përfundimisht.

Siç u raportua nga Marca, Real Madridi ka opsionin e blerjes përfundimtare të tij në vlerë prej 10 milionë euro, diçka që momentalisht po refuzojnë ta bëjnë pasi kanë dyshime.

Ata mund të negociojnë për të ulur çmimin e tij, pasi Leverkuseni me shumë mundësi do të ishin të hapur për negociata.

Për më shumë, vendimi nëse Bravo do të mbetet përfundimisht pjesë e Real Madridit do të varet edhe nga ndërrimi i trajnerit tek sistemi i të rinjve, pasi në rast se Raul qëndron në krye të Castillës, atëherë ka shumë pak gjasa që Bravo të nënshkruhet.

Sidoqoftë, Alvaro Arbeloa duke në rrugë të mirë që të promovohet nga ekipi i U19, dhe ai ka lënë të nënkuptohet se do të llogariste në shërbimet e Bravos.

Mbetet të shihet nëse Real Madridi do të aktivizojë klauzolën e blerjes për Bravon. Ai është një lojtar premtues, ndonëse nuk ka arritur ende që të shfaqë potencialin e tij të plotë. /Telegrafi/

të fundit

Ibishi: Fire at Trepça’s transformer brought under control, 63 miners are leaving the mine

Gjatë mbrëmjes së sotme, 63 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar brenda minierës, pas një defekti në pajisjet e…

28 seconds ago

Jeanne Shaheen named honorary citizen of Sarajevo, Kosovo visit also on agenda

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit,…

52 seconds ago

LIVE: 3 miners emerge from Trepça, 60 still trapped – What is known about their condition

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…

1 minute ago

Nis dalja e minatorëve të parë të bllokuar në Trepçë

Grupi i parë i minatorëve ka nisur të dalë nga miniera, katër prej tyre përmes shkallëve emergjente, ndërsa energjia elektrike…

1 minute ago

Three miners evacuated from the 11th level, while 60 others remain trapped

60 minatorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës në Stantërg, pas incidentit të…

2 minutes ago

Januzi: Miners in stable condition, one has difficulty with his leg

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka thënë se minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontet e…

2 minutes ago