Më herët gjatë kësaj jave, pati zhvillime të reja sa i përket të ardhmes së yllit francez Kylian Mbappe.
24-vjeçari ashtu siç është raportuar në mediat botërore tashmë e ka njoftuar ekipin e Paris Saint-Germainit se do të largohet përfundimisht nga klubi në fund të sezonit, duke i hapur kështu derën transferimit tek Real Madridi.
None found
Një marrëveshje mes madrilenëve dhe Mbappes ende nuk është arritur, ani pse ka shpresa se ajo do të finalizohet gjatë javëve në vazhdim.
Teksa tifozët e gjigantit spanjoll i janë gëzuar shumë këtij lajmi, duket se Mbappe nuk do të jetë personi i vetëm që do të bëjë kalimin nga PSG-ja tek Real Madridi këtë verë.
Sipas një raportimi nga Foot Mercato, krerët e klubit madrilen e kanë diskutuar mundësinë për të punësuar Luis Campos gjatë kësaj vere.
Campos momentalisht ushtron detyrën e drejtorit sportiv tek klubi nga kryeqyteti francez dhe mund të joshet që të kalojë në kryeyqtetin spanjoll këtë verë.
Kjo nuk ishte hera e parë që Luis Campos lidhet me një kalim tek Real Madridi, pasi që edhe në vitin 2022 ka pasur zëra se ai ishte shumë afër që të bëhej pjesë e tyre.
Por, kur marrëveshja për transferimin e Mbappes dështoi edhe kjo lëvizje pastaj nuk u realizua, por kjo temë mund të hapet përsëri gjatë muajve në vazhdim dhe Mbappe të marrë rrugë për në Madrid së bashku me Campos. /Telegrafi/
Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…
Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…
Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti ka mirëpritur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit Kryetaren e Kuvendit të Republikës…