Ivan Saranic, golashënuesi më i mirë i ekipit B të Dinamo Zagreb këtë sezon me 13 gola, është nën “orbitën” e Real Madrid, të cilët, sipas “Sportske Novosti”, janë të gatshëm të ofrojnë 10 milion euro për kartonin e 18 vjeçarit.
Edhe pse është një lojtar relativisht i pa konfirmuar, ai “ra në sy” të skautëve të klubit spanjoll si një mesfushor sulmues jashtëzakonisht i talentuar që mund të luajë edhe në krah.
None found
Saranic ka luajtur edhe për ekipin e parë të Dinamos këtë sezon (katër ndeshje, një asist) dhe në moshën 17 vjeç e 7 muaj u bë debutuesi më i ri në fanellën e klubit kroat këtë sezon.
Ai është gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar të të rinjve të Kroacisë U-19, dhe është mbajtësi rekord të shkollës së Dinamos për sa i përket numrit të golave kur bëhet fjalë për mesfushorët. Në 87 ndeshje me Blutë dhe ekipin kombëtar Kroat nga U-15 deri U-19, ai shënoi 82 gola.
Statistikat e tilla e vendosin atë në historinë e “wunderkind” -it të ri të Dinamos, dhe për këtë arsye tërhoqi vëmendjen e të mëdhenjve dhe para Real Madridit, ishte Barcelona ajo e cila shfaqi interes për të sezonin e kaluar.
Pas një periudhe të gjatë të ngërçit institucional dhe përplasjeve politike, Kosova duhet të përqendrohet në konsolidimin e institucioneve, zhvillimin…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, përmes reformës së re territoriale, ka goditur qeverisjen…
Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka marrë pjesë në Balkan Business Forum në Tiranë, ku ka theksuar rëndësinë…
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të punonjësit policor Afrim Syla. Përmes një telegrami…
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti në takim Ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, znj. Anne-Lise Cattin…
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka kritikuar mënyrën se si qeveria administron pronat publike, duke kërkuar që marrëveshjet për zhvillimin…