Sipas raportimit të MARCA, Real Madridi e ka vendosur Michael Olisen në krye të listës së objektivave për afatin kalimtar të verës.
Klubi spanjoll po analizon mundësinë që të bëjë një propozim historik për anësorin francez të Bayern Munichut, duke qenë i gatshëm të shpenzojë mbi 200 milionë euro për transferimin e tij.
None found
Brenda drejtuesve të klubit madrilen, Olise konsiderohet si profili i duhur për krahun e djathtë të repartit ofensiv, pasi vlerësohet se ka cilësitë dhe potencialin për ta ngritur edhe më lart sulmin e “Los Blancos”.
Një element tjetër që e shton interesin e Real Madridit për francezin është bashkëpunimi shumë i mirë që ai ka ndërtuar me Kylian Mbappen te përfaqësuesja e Francës.
Kjo lidhje u pa sërish në fitoren e fundit të Francës ndaj Senegalit në Kupën e Botës, ndeshje në të cilën Olise shërbeu me asist për yllin madrilen.
Gjatë fushatës së tij presidenciale, Florentino Perez kishte paralajmëruar një afrim të madh me vlerë rreth 150 milionë eurosh, ndërsa zërat e mëhershëm që lidhnin klubin me Julian Alvarez tashmë shihen si një lëvizje për të devijuar vëmendjen nga objektivi real.
Megjithatë, mbyllja me sukses e këtij operacioni nuk parashikohet të jetë e thjeshtë.
Bayern Munich nuk synon të heqë dorë nga një prej futbollistëve të tij më të rëndësishëm dhe presidenti Herbert Hainer ka deklaruar publikisht se klubi bavarez nuk planifikon ta shesë Olisen.
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…