sport

Real Madridi pati një ‘mundësi të artë’ për të nënshkruar me mbrojtësin portugez por nuk e shfrytëzuan

Sezoni i fortë i Real Madridit deri më tani është bërë edhe më mbresëlënës për shkak të numrit të madh të lëndimeve në ekipin e Carlo Ancelottit.

Veçanërisht vlen të theksohet problemi që kanë pasur në fazën e mbrojtjes, gjë që në disa raste e kishte detyruar Ancelottin që të luante në atë pozitë me Carvajal dhe Tchouameni.

Eder Militao këputi ligamentin ACL në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Athletic Bilbaos, ndërsa të njëjtin lëndim e pësoi edhe David Alaba në dhjetor ndaj Villarrealit.

Kjo kishte bërë që klubi të mbetej vetëm me Antonio Rudiger dhe Nacho Fernandez si dy opsionet e vetme natyrale në qendër të mbrojtjes, por përkundër kësaj, asnjë blerje e re nuk u bë në afatin e janarit.

Por, kjo nuk do të thotë se drejtuesit e Realit nuk ishin të interesuar për të afruar një lojtar.

Siç raporton Diario AS, mbrojtësi i Union Berlinit, Diogo Leite, ka qenë një opsion real për gjigantin spanjoll në formë huazimi deri në verë, por në fund ata vendosën që të qëndrojnë me Rudiger dhe Nacho, teksa ndërkohë Tchouameni dhe Carvajal do të përdoreshin si opsione emergjente.

Fakti që nuk transferuan një mbrojtës gjatë janarit nuk e ka dëmtuar Real Madridin, ani pse një lojtar më shumë në atë pozitë nuk do tu bënte dëm atyre./Telegrafi/

të fundit

Shpërthim me tritol në një pallat në Shkodër, humb jetën një person

Këtë të hënë, një shpërthim me tritol është regjistruar në Shkodër, në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodrës,…

9 minutes ago

Zhvendosen zyrat IdentiTek, ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë duke filluar nga dita e nesërme

Duke filluar nga dita e nesërme (30 dhjetor 2025), do të ndryshojë vendndodhja e disa zyrave të aplikimit për dokumente…

36 minutes ago

12 vite nga aksidenti i rëndë/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Michael Schumacher sot

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, pësoi një aksident tragjik gjatë skijimit në dhjetor të vitit 2013, i cili e…

41 minutes ago

Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Shënkollit në Lezhë (EMRI)

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës. I dënuari Sotir Shabani, është konstatuar nga oficeri i burgut gjatë…

57 minutes ago

Shi, dëborë dhe temperatura të ulëta, ja si pritet të nisë viti i ri 2026

Java ka nisur me mot të kthjellët dhe me diell, por me temperatura të ulëta. Meteorologia Tanja Porja, tha në…

1 hour ago

Lefter Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", drejtuesi politik i PL-së për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka denoncuar atë…

2 hours ago