Categories: sport

Real Madridi nuk përjashton largimin e Tchouamenit

E ardhmja e Aurelien Tchouamenit në Madrid mbetet e pasigurt, pavarësisht kontratës që e lidh me Realin deri në qershor të vitit 2028. Klubi spanjoll mund ta shqyrtojë shitjen e mesfushorit francez nëse në të ardhmen paraqitet një ofertë e kënaqshme.

Të lidhura

None found

Gazetari Jorge Picon, i cili ndjek nga afër zhvillimet te “Los Blancos”, raporton se drejtuesit e Real Madridit do ta merrnin seriozisht një propozim të mirë për 26-vjeçarin.

Sipas burimeve të Picon, klubi madrilen do të ishte më i gatshëm të ndahej nga Tchouameni sesa nga bashkëkombësi i tij, Eduardo Camavinga.

“Më insistojnë se nëse vjen një ofertë e mirë, ai do të shitet. Personi që ma ka thënë këtë beson se Reali do ta shiste Tchouamenin para Camavingas. Në një takim vitin e kaluar, kur Madridi mendonte se Rodri do të vinte, u tha se duhej t’i gjendej një zgjidhje Tchouamenit”, ka deklaruar gazetari.

Ndërkohë, Picon ka shprehur skepticizëm edhe për lajmet e fundit rreth një rinovimi të mundshëm të kontratës së mesfushorit francez.

“Çështja e rinovimit nuk më bind shumë. Mendoj se rinovimi ka një pjesë që lidhet me një angazhim apo me diçka tjetër që nuk është vetëm aspekti sportiv. Kjo është ndjesia që kam”, ka thënë ai.

Aktualisht, Tchouameni vijon të gëzojë mbështetjen e trajnerit Jose Mourinho. Pas rikthimit në formën e duhur fizike, portugezi e ka aktivizuar pa hezitim në qendër të mesfushës, përkrah uruguaianit Fede Valverde.

Nëse Real Madridi vendos për shitjen e tij, klubi do të duhet të sigurojë një zëvendësues të nivelit të lartë për të mbuluar largimin. Për këtë arsye, situata e Tchouamenit mbetet një çështje që do të ndiqet me vëmendje.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

4 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

4 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

4 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

4 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago