Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka vlerësuar ekipin tij pas fitores së madhe ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
Real Madridi fitoi me në vazhdime me rezultat 5-3 ndaj Atletico Madridit, pasi loja e rregullt u mbyll me barazim 3-3.
Kjo fitore e madhe ka lënë shije të mirë te trajneri Ancelotti, i cili ka lavdëruar ekipin e tij.
“Ekipi im i Real Madridit nuk dorëzohet kurrë. Është ADN-ja e Real Madridit dhe një përvojë e mirë mësimore për lojtarët e rinj”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.
“Ne mund ta kishim humbur ndeshjen, por nuk u dorëzuam kurrë. Skuadra ishte shumë e lumtur dhe ne duhet të jemi të qetë sepse ishte një lojë me shumë emocione. Kanë mbetur edhe 90 minuta për të fituar trofeun dhe ky është objektivi”.
“Kam shumë besim te skuadra, sepse edhe ata që kanë ardhur nga bankina japin besim. Stafi është shumë i motivuar dhe i angazhuar. Kjo është mënyra e vetme për të fituar këto lloj lojërash”, përfundoi trajneri italian.
Los Blancos tani do të pushojnë dhe do të përgatiten për një finale të mundshme të dielën kundër Barcelonës ose Osasuna, në varësi të mënyrës sesi do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë sot (e enjte). /Telegrafi/
Një 35-vjeçar nga Tirana, është arrestuar nga policia për llogari të autoriteteve italiane, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar, si pjesë…
Gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës së Shqipërisë, ka dështuar në minutën e fundit. Kandidatëve që morën…
Pas surprizës që Mateo i bëri spektaklin e kaluar Brikenës dhe reagimit të kësaj të fundit tepër ftohtë, banorët kanë…
Dy shqiptarë janë dënuar me nga 4 vite e 8 muaj secili pasi grabitën 7 prona, përfshirë edhe shtëpinë e…
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, ka dalë në një reagim publik, lidhur me debatin për rritjen e pagave,…
Ministria e Punëve të Brendshme, ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta…