sport

Real Madridi ka vendosur se me cilin lojtar të Manchester Cityt do të nënshkruajë këtë verë

Real Madridi ka vendosur se cilin lojtar të Manchester Cityt duan ta transferojnë këtë verë pasi i eliminuan ata nga Liga e Kampionëve.

‘Los Blancos’ mposhtën ‘Qytetarët’ në penallti pas dy ndeshjeve dramatike që bënë që ndeshja të përfundonte me rezultat 4-4.

Të lidhura

None found

Gjiganti spanjoll është lidhur që një kohë me disa nga yjet e Man Cityt, dhe sipas një raportimi të fundit nga The Daily Star, ata tashmë janë të interesuar për Bernardo Silvën.

Reprezentuesi portugez ka tërhequr interesimin e disa nga klubet e mëdha evropiane për shkak të klauzolës së tij prej 50 milionë eurosh.

Së bashku me Real Madridin, edhe Barcelona, Bayern Munichu, Paris Saint-Germaini dhe Arsenali janë duke e monitoruar gjithashtu situatën e tij.

Sidoqoftë, raporti shton se në rast largimi nga Anglia, destinacioni i tij i preferuar për të vazhduar karrierën do të ishte Spanja.

29-vjeçari është një fytyrë e njohur për Real Madridin dhe Carlo Ancelottin, pasi janë takuar me njëri-tjetrin disa herë gjatë tri viteve të fundit.

Silva u transferua në Mançester në vitin 2017, pasi fitoi titullin në Francë me Monacon, si dhe pasi i udhëhoqi ata në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

të fundit

Skopje cleanup resumes on Wednesday at over 50 locations across the city

Të mërkurën në orën 11:00, do të vazhdojë aksioni i pastrimit të Shkupit, njoftoi kryetari i bashkisë Orce Gjorgievski. Aksioni,…

1 minute ago

14 drivers detained for careless driving of vehicles

Ministria e Punëve të Brendshme ka privuar nga liria 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, ndërsa me një…

2 minutes ago

Peternel, the Croatian MP: Kosovo is independent and sovereign, while in Serbia two Chetnikisms face off

Zëvendëskryetari i partisë kroate, njëherit deputeti kroat i Dom i Nacionalno Okupljanje (DOMiNO), Igor Peternel, ka deklaruar se Kosova është shtet…

3 minutes ago

Konjufca at the Forum 2000 in Prague: Kosovo, a living example of the achievements of the transatlantic partnership

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në edicionin e 30-të të…

3 minutes ago

Lubonja takes stock after the protest: Rama and Berisha, the same face of politics, reflection shines by its absence

Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë për emisionin “Prime News24”, komentoi zhvillimet politike në vend dhe qëndrimin e forcave politike…

4 minutes ago

Shared Footage from a Fun Evening with Friends on Social Media, Hours Later the Reality Show Star Lost Her Life to Bullets

Një yll i reality show-ve në SHBA është vrarë me armë zjarri në moshën 29-vjeçare, në qendër të Oakland, Kaliforni,…

4 minutes ago