Pas tre viteve të kaluara si i huauzar te AC Milan, Brahim Diaz është rikthyer te Real Madridi ku po shkëlqen edhe në Santiago Bernabeu.
Mesfushori spanjoll çdo ditë e më shumë po bëhet i rëndësishëm për Los Blacos dhe ai pritet të ketë të ardhme te klubi madrilen.
Se sa vlerësohet Diaz te Reali, tregon fakti se kryeqytetasit spanjoll kanë refuzuar një ofertë të rëndësishme në janar për ta mbajtur yllin spanjoll në radhët e tyre.
Gjiganti gjerman Borussia Dortmund tentoi me një ofertë të rëndësishme transferimin e Brahim Diaz, ofertë që u refuzuar menjëherë nga Real Madridi.
Sky Sport ka raportuar se verdhezinjtë kishin ofruar 30 milionë euro për transferimin e spanjollit, por përkundër raporteve të shkëlqyera që kanë dy klubet Reali nuk e pranoi ofertën.
Te Reali besojnë shumë në spanjollin dhe presin që ai të rrit edhe më shumë përformancën e tij pasi tani lojtari ka fituar edhe besimin e Carlo Ancelottit.
24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, ku ka realizuar edhe shtatë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur…
DASHI Pas javësh pritjeje ose pengesash të vogla, dëshira për të ndërmarrë veprime dhe për të vërtetuar vlerën tuaj kthehet.…
Një tjetër skandal është regjistruar në Bashkinë e Matit këtë të premte. Rruga Derjan-Macukull, e cila u inaguruar 8 muaj…
Prej disa orësh, një pjesë e qytetit të Shkodrës po përballet me mungesë të ujit të pijshëm, situatë që ka…
Sipas AGSH, opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin…
Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh se nuk ka…