sport

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Gjiganti spanjoll, Real Madrid ka ftuar një legjendë të Bayern Munichut në ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve pas shkarkimit të tij nga klubi gjerman.

Reali pret Bayernin sonte (e mërkurë) në ndeshjen e dytë gjysmëfinale për një vend në finalen e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni.

Fituesi do të takohet me Borussia Dortmundin, i cili mundi Paris Saint-Germain 2-0 në total – me gjigantët francezë të tallur egërsisht në mediat sociale pas eliminimit të tyre.

Los Blancos dhe Bavarezët luajtën një barazim emocionues 2-2 në ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale në Allianz Arena javën e kaluar.

Ata do të rinovojnë armiqësitë sonte në Bernabeu për një vend në shfaqjen finale të muajit të ardhshëm në Wembley.

Dhe përpara dy gjigantëve evropianë, skuadra e La Ligës ka ftuar për ta shikuar lojën ikonën e Bayernit, Oliver Kahn.

Sipas gazetës gjermane BILD, klubi i Bundesligës nuk arriti të ftojë ish-portierin e tyre në ndeshjen e sotme dhe pse shijoi një periudhë legjendare te Bayern, duke bërë mbi 600 paraqitje.

Ai fitoi tetë tituj mbresëlënës të Bundesligës dhe Ligës e Kampionëve gjatë periudhës së tij 14-vjeçare në klubin bavarez.

Pas qëndrimit të tij në Bayern, Kahn iu bashkua bordit të klubit si drejtor i tyre. Por, ai u pushua nga detyra vitin e kaluar së bashku me bashkëlojtarin e dikurshëm Hasan Salihamidzic.

Ai u zëvendësua nga Jan-Christian Dreesen pas një vendimi të marrë nga bordi mbikëqyrës i klubit.

Kahn u shkarkua menjëherë pas triumfit të Bayernit në Bundesligë sezonin e kaluar.

54-vjeçari do të shikojë skuadrën e tij të vjetër në veprim pas ftesës së Realit. /Telegrafi/

të fundit

FOTO/ Zhduket pa gjurmë 44-vjeçari në Lushnjë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Prej orës 18:00 të datës 19 gusht 2025, ka humbur çdo kontakt me familjen shtetasi Florian Simon Gjermeni, 44 vjeç,…

13 minutes ago

Ranë nga lartësia, pl*gosen 2 punëtorë ndërtimi në Tiranë

Dy aksidente në punë janë regjistruar gjatë orëve të fundit në kantieret e ndërtimit të pallateve në Tiranë, ku dy…

32 minutes ago

Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër

Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë me një projekt modern që do të transformojë…

2 hours ago

Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

Një mekanik 68-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën ditën e djeshme, gjatë punimeve në kantierin e ujëmbledhësit të kanalit të…

2 hours ago

”Po cënohet siguria kombëtare”, Balliu: ‘KAYO’ me kapital qesharak, i rrezikshëm për shkak të mungesës së garancive të sigurisë

Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu, në një deklaratë nga selia blu, ka dencuar atë që po ndodh me…

2 hours ago

PAMJET nga aksidenti në Gjermani: Shoferi i autobusit e pa me vonesë kamionin, 30 kosovarë u pl*gosën

Në një aksident autobusi në Irschenberg të Gjermanisë u plagosën 30 persona. Autostrada A8 u detyrua të mbyllet. Në orën…

3 hours ago