sport

Real Madridi fiton me përmbysje në Etihad

Real Madridi ishte fantastik përballë Manchester Cityt në ndeshjen e parë të play-off-it në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar 3-2 në “Etihad Stadium”.

Madrilenët e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar disa herë portën e kampionit të Ligës Premier.

Kylian Mbappe bëri lëvizje të mrekullueshme në minutën e 11-të, para se të lëshonte një goditje e cila u prit qetësisht nga Ederson.

Edhe Vinicius Junior lëshoi dy raste të arta shënimi, duke u bllokuar nga mbrojta e Cityt në momentet e fundit.

Andaj, në minutën e 19-të erdhi ndëshkimi për Real Madridin, kur Josko Gvardiol asistoi te Erling Haaland, që shënoi për 1-0 – që është goli i vetëm i 45 minutave të parë, por që kishte shumë dyshime nëse goli ishte në pozicion jashtë loje, mirëpo VAR bëri të ditur se mbrojtësi kroat nuk ishte.

Vinicius Junior (26’), sërish kishte mundësinë e shënimit, mirëpo goditja e tij u ndal nga shtylla horizontale.

Dhjetë minuta më vonë, Phil Foden që zëvendësoi Jack Grealishin e lënduar, lëshoi një goditje befasuese, por Thibaut Courtois ishte i vëmendshëm.

Edhe Manuel Akanji (37’) testoi portierin belg, mirëpo ky i fundit shpëtoi falë shtyllës që ndaloi topin.

Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, pasi u shënuan edhe tri gola të tjera.

Fillimisht, Kylian Mbappe i barazoi shifrat në 1-1, kur shënoi në minutën e 60-të, nga një asistim brilant i Dani Ceballos.

Mbretërit vazhduan me lojë të bukur, por që sërish ishin të pafat, shkaku që pësuan gol.

Manchester City fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Haaland në minutën e 80-të, që ishte goli i tij i dytë në këtë takim.

Por, Brahim Diaz ishte pika kthese e Los Blancos, kur shënoi për 2-2 në minutën e 86-të, nga një asistim i Vinicius Junior.

Jude Bellingham shokoi Manchester Cityn, kur e kaloi Real Madridin në epërsi për herë të parë në ndeshje, me një gol të lehtë.

Real Madridi do të pres Manchester Cityn në “Santiago Bernabeu”, aty ku do të përcaktohet se kush kalon në fazën e eliminimit direkt të garës më të madhe për klube në Evropë. /Telegrafi/

të fundit

Zjarret bëjnë kërdinë në Greqi/ Raportohet për një viktimë, 200 zjarrfikës dhe 11 avionë në luftë me flakët

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Më…

43 seconds ago

SPAK kontrolle edhe te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i SPAK, ku goditi një organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike,…

11 minutes ago

Vatër zjarri në kodrat e Tragjasit/ Era dhe terreni i thyer vështirësojnë punën për shuarjen e flakëve

Prej mesditës së sotme, rreth orës një vater zjarti ka përfshirë kodrat e fshatit Tragjas. Flakët, të ndihmuara nga era,…

52 minutes ago

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

“AJMAN PARK” Resort e vendosur në Xhafzotaj të Durrësit është sekuestruar nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e…

1 hour ago

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi nga Hamasi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ka deklaruar se qëllimi i Izraelit…

2 hours ago

Armando Broja i jep fund pritjes, vjen prezantimi në klubin e ri: Do jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është një futbollist i ri i Bërnlit. Klubi i Premier Ligës ka bërë të ditur transferimin përfundimtar të…

2 hours ago