Manchester City dhe Real Madrid zhvilluan një ndeshje të fortë, ku në kohën e rregullt nuk kishte fitues 1-1 (4-4), ndërsa pas penalltive fitues dolën mbretërit.
Mbretërit arritën që të shënonin që në start të ndeshjes, kur kishin rastin e parë të mirë.
Rodrygo u gjend bukur në zonë dhe pas dy goditjeve arriti të gjejë rrjetën për 1-0.
Qytetarët u kundërpërgjigj me një rast te Erling Haaland, por gjuajtja e tij me kokë gjeti shtyllën.
Në minutën e 19-të, ishte radha e Bernardo Silvas, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Kevin de Bryne në minutën e 27-të gjuajti fuqishëm nga distanca, por gjuajtja e tij u ndal nga Andriy Lunin.
Pjesa e parë edhe pse u mbyll me epërsi të Real Madridit, ndeshja shkoi me një dominim të fuqishëm të Man Cityt, që ishin në ndjekje të rezultatit.
Me të filluar pjesa e dytë, Jack Grealish rrezikoi bukur me një gjuajtje, por goditja u prit nga Lunin.
Në minutën e 53-të, Phil Foden rrezikoi për të barazuar, por gjuajtja e tij u ndal nga Lunin.
Kur ndeshja po shkonte nga fundi, domini i Man Cityt shtohej, ndërsa në minutën e 76-të, erdhi goli i barazimit, me De Bruynen që nga afër gjeti rrjetën për 1-1.
Vetëm pas disa minutash, De Bruyne ka mundur ta dërgojë në epërsi Man Cityn, por nga afër nuk qëlloi portën.
Deri në fund të kohës së rregullt, vendasit e kërkuan golin e epërsisë, por që nuk ia dolën dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë.
Koha shtesë edhe pse kishte dominimin e vendasve në lojën me top, rastin më të mirë për gol e kishin mysafir.
Zhvillohej minuta e dytë e kohës shtesë të pjesës së parë të vazhdimeve, kur Antonio Rudiger befasisht doli para porte, por që gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Pas 30 minutash nuk kishte gola dhe fituesi u zgjodh me penallti.
Më të mirë nga 11 metra ishin Real Madridi që kaluan tutje.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.…
Zjarri që përfshiu mbi shtatë fshatra në Gramsh ka nxjerrë nga shtëpitë qindra banorë, të cilët iu kërkua të evakuohen…
Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga traditat…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shpërndau një mesazh për situatën kritike, të krijuar nga zjarret në vend. Kreu i shtetit…
Harta e zonave të përfshira nga zjarret në rrethin e Gramshit po zgjerohet më tej, teksa era po favorizon përhapjen…
Në vetëm 48 orë, në Kosovë 5 persona u vranë. Në orët e mbrëmjes së të hënës, Muhamet Matoshi, 41-vjeçar,…