Pas eliminimit të Real Madridit nga Kupa e Spanjës, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, bëri një kompliment surprizë për Los Blancos.
Atletico Madridi u hakmor ndaj Real Madridit, duke i mposhtur me rezultat 4-2 në Copa del Rey dhe duke i eliminuar.
Megjithatë, Simeone i ka komplimentuar rivalët e tyre lokal, duke i cilësuar si ekipi më i mirë në botë dhe i vështirë për t’i mposhtur.
“Real Madridi është padyshim më i miri në botë”, ka thënë fillimisht trajneri argjentinasi pas fitores.
“Ata bëjnë kundërsulm, vrapojnë në distancë, shënojnë nga mesi pasi kanë një sulmues të madh, prandaj fitojnë pothuajse çdo ndeshje”.
“Nuk është fat. Ata janë të mirë, por ne gjithashtu konkurrojmë mirë. Të gjitha ndeshjet tona ishin të ngushta”.
“Është shumë e vështirë të fitosh kundër Real Madridit, ata kanë shumë opsione, prandaj fitojnë pothuajse gjithçka. Kur humbasin?”, përfundoi Simeone.
Real Madridi ka pësuar vetëm dy humbje deri më tani këtë sezon, të dyja vijnë kundër Atleticos në Wanda Metropolitano. /Telegrafi/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot do të ndjeni nevojën për të hapur…
Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite…
I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në…
Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, debatoi me analistin Baton Haxhiu në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN…
Flamur Noka, ka përjashtuar kategorikisht largimin nga Partia Demokratike të tij dhe të lidershipit aktual, pa rënë "regjimi i Edi…
Këngëtari dhe aktori i humorit Olsi Bylyku gjatë një interviste për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ka komentuar një tatuazh, të realizuar…