Faza sulmuese e Real Madridit do të forcohet ndjeshëm gjatë verës, kur Kylian Mbappe dhe Endrick Felipe të bëjnë ardhjet e tyre të shumëpritura, por pavarësisht se dy sulmues nënshkruajnë, nuk ka plane për të ndarë rrugët me Joselu Mato.
Tifozët e Los Blancos ngritën vetullat verën e kaluar kur Joselu ishte nënshkrimi i tyre i vetëm në sulmu, pavarësisht largimit të Karim Benzema në Al-Ittihad.
None found
Megjithatë, pavarësisht se nuk e ka startuar rregullisht, 34-vjeçari ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm, duke kontribuar me 18 gola në të gjitha garat – duke përfshirë dy kundër Bayern Munichut që rezervoi vendin e Real Madridit në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve.
Sipas gazetarit të Sky Germany, Patrik Berger, Real Madrid do të aktivizojë opsionin e blerjes për Joselun në marrëveshjen e tyre të huazimit me Espanyol.
Shuma që do të duhet të paguajnë është qesharake për nivelin e treguar. Vetëm 1.5 milionë euro.
Paratë do të ndihmojnë gjithashtu Espanyolin me probleme e tyre financiare, të cilat mund të përkeqësohen edhe më shumë nëse ata nuk arrijnë të ngjiten në La Liga.
Sido që të jetë, Real Madridi do të vazhdojë të llogarisë te Joselu edhe për të paktën 12 muaj të tjerë. /Telegrafi/
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Bruksel ka zhvilluar një takim me eurodeputetin…
Modelja dhe aktorja Rike Roçi ka ndarë më shumë detaje për karrierën e saj dhe arsyet pse e sheh veten…
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave renditet në vendin e 25-të në ranglistën e Federatës Evropiane të…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.Ai tha se për…
Në gjykimin për “Lotarinë Shtetërore” ekspertja e prokurorisë Anita Popovska u morr në pyetje nga mbrojtja e Përparim Bajramit, Artan…
Kërcënimet që vijnë nga Irani ndaj qytetarëve amerikanë, si brenda ashtu edhe jashtë Shteteve të Bashkuara, janë rritur ndjeshëm sipas…