Categories: sport

Real Madridi beson se Mbappe do të jetë gati për sfidën ndaj Villarrealit

Real Madridi pret që Kylian Mbappe të jetë në gjendje të nisë nga minuta e parë në përballjen e kësaj fundjave kundër Villarrealit, pavarësisht shqetësimeve të krijuara pas një dëmtimi të dyshuar në ndeshjen e Francës ndaj Turqisë.

Të lidhura

None found

Kontrollet e mëvonshme treguan se problemi i sulmuesit nuk ishte serioz, duke larguar frikën për një dëmtim të rëndë. Megjithatë, mbeti e paqartë nëse ai do të rikuperohej në kohë për të qenë titullar.

Marca raporton se klubi madrilen pret që futbollisti francez të ndjekë programin e parashikuar të rikuperimit dhe të jetë i gatshëm pak para ndeshjes së fundjavës.

Gjendja e Mbappes po përmirësohet dhe atij iu dha leja të udhëtonte nëpër Evropë, në vend që të qëndronte në Valdebebas gjatë gjithë procesit të rikuperimit. Të dielën, ai publikoi një video ku shihej duke ushtruar me biçikletë, ndërsa më pas u kthye në qendrën stërvitore të Real Madridit.

Sulmuesi ende nuk është bashkuar me seancat kolektive të ekipit, por, sipas Marca, po vijon të stërvitet individualisht.

Reali kërkon ta ketë Mbappen në dispozicion, pasi synon të mos shkëputet nga Barcelona në krye të tabelës. Edhe pse nuk ka shfaqur formën e tij më të mirë, francezi vazhdon të jetë golashënuesi kryesor i madrilenëve këtë sezon, me tetë gola në të gjitha garat.

Probleme janë shfaqur gjithashtu në aspektin krijues të sulmit, pasi as Vinicius Juniori dhe as Yan Diomande nuk kanë arritur ende të kapin ritmin e duhur./

të fundit

Kriza financiare shkakton ndërprerjen e ndeshjes në Irak pas vetëm 14 minutash

Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…

6 hours ago

Pozhari: After the situation in the north, the new mandate is expected to focus on tackling organized crime

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…

6 hours ago

Horoskopi 28 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…

6 hours ago

Anjeza sqaron historinë me Sharrin: “Polici ekziston

Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…

7 hours ago

Akili sqaron këngën: Antoneta ishte burimi i frymëzimit të tij

Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…

7 hours ago

Akili dhe Bejta sjellin në studion e BBVK performancën e këngës “Për ty pyeta hanën

Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…

7 hours ago