Categories: sport

Real Madridi bëhet gati për një verë të “nxehtë”, Mbappe e Pogba pritet të zbarkojnë në Madrid

Mesfushori francez, Poul Pogba është vënë sërish në radarin e Real Madridit.

Mesfushori është në vitin e fundit të kontratë me Manchester United dhe ende nuk ka rinovuar dhe gjasat janë që ai të largohet si lojtar i lirë në verë.

Sipas AS, Real Madrid është në dijeni që disa javë që Pogba nuk ka rinovuar dhe duke marrë parasysh paraqitjen e mirë në Ligën e Kombeve, kanë rikthyer interesimin.

Pogba është një lojtar që ka qenë i lidhur me kalimin te Reali për shumë vite, ngase e ka ëndërr fanellën e bardhë.

Momentalisht Pogba fiton rreth 15 milionë euro për sezon dhe këtë vlerë mund ta ofrojë gjiganti spanjoll pa problem.

Është hera e tretë që Reali synon Pogba, pasi  e kërkonte në vitin 2016 dhe në vitin 2019, mirëpo asnjë marrëveshje nuk u arrit.

Arsyeja ka qenë marrëveshja e dobët e klubit madrilen me agjentin Mino Raiola, ngase siç dihet gjithmonë kërkon komision të lartë. Sidoqoftë, tani situata është përmirësuar shkaku i dy klientëve që i do Reali (Pogba dhe Haaland).

Me arritjen e Pogba, do këtë rol të rëndësishëm për dy lojtarë: Benzema dhe Mbappe. Te tre janë duke shkëlqyer te Franca, andaj suksesin mund ta përsërisin në “Santiago Bernabeu”.

të fundit

Jenna Ortega zbulon se si e ndryshoi Hollywoodi: U mbylla në vetvete dhe u bëra shumë e pasigurt

Jenna Ortega zbuloi se çfarë përpiqet të shmangë ndërsa është akoma pjesë e Hollywoodit. Së fundmi u shfaq në kopertinën…

2 minutes ago

Gjesti dhe Egli Tako akoma bashkë? Detaji që ngjalli dyshime

Gjesti dhe Egli Tako, dy prej emrave më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4, kanë tërhequr shpesh vëmendjen…

5 minutes ago

Do të vëzhgohen me kamera/ Bashkia e Lezhës vendos orare për hedhjen e mbeturinave, bizneset dhe qytetarët që “rebelohen” do të gjobiten

Bashkia e Lezhës, ka vendosur një rregull të ri, bizneset dhe qytetarët tani duhet të respektojnë oraret për hedhjen e…

21 minutes ago

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik Vlorë në protestë: Kemi 2 muaj pa rrogë

Prej dy muajsh, 25 sanitare të Spitalit Psikiatrik të Vlorës, nuk kanë marrë pagat e tyre dhe vazhdojnë të punojnë…

42 minutes ago

G Bani tërheq vëmendje teksa shihet pranë një vajze misterioze

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, G Bani, ka bërë sërish bujë në rrjetet sociale me postimin e tij…

57 minutes ago

Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

Ditën e sotme, në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e Andia Ullirit për mandatin e deputetit, e cila pretendonte rrëzimin…

1 hour ago