Real Madrid vazhdon të ëndërrojë për Kylian Mbappe. Skuadra spanjolle tashmë po bën hapa përpara për të afruar nënshkrimin e franvcezit në datat e ardhshme, duke përfituar nga fakti se ai nuk do të rinovojë me PSG.
Siç ndodh sa herë që afrohet merkatoja e transferimeve, shumë zhurmë qarkullon në botën e futbollit. Konkretisht, ajo që lidh fatet e Mbappe dhe Real Madrid, një situatë e përfolur prej disa vitesh, por që ende nuk është realizuar.
None found
Me një kontratë që aktualisht e bashkon me PSG deri në 30 qershor të vitit 2024, futbollisti do të jetë i lirë të negociojë me cilindo prej skuadrave që shfaqin interes për të nga 1 janari 2024. Pavarësisht se kampionët e Ligue 1 po tentojnë për ta rinovuar, sulmuesi 25 vjeçar nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.
Në këtë situatë, Ramon Alvarez de Mon ka treguar se Real Madrid tashmë po përgatit gjithçka të nevojshme në mënyrë që java e ardhshme të jetë vendimtare sa i përket nënshkrimit të Kylian Mbappe. Konkretisht, është kontrata që do ta bashkonte francezinb me “Los Blancos”.
Javën e ardhshme është planifikuar një telefonatë nga Florentino Perez me vetë lojtarin francez për të konfirmuar nëse lojtari dëshiron të nënshkruajë për spanjollët ose jo. Nëse përgjigja është pozitive, plani është që çdo gjë të zyrtarizohet gjatë muajit janar dhe të mos ketë mundësi të përsëritet ajo që ka ndodhur në rastet e mëparshme dhe francezi të bëjë një hap pas. /abcnews.al
Duke iu bashkuar thirrjes së Kosovës për të raportuar dhunën, shefat e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian dhe të shteteve…
Shefat e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian dhe të shteteve anëtare të tij në Kosovë i janë bashkuar thirrjes për…
Kevin GjokaSulmuesi i majtë, Kevin Gjokaj, po tregon nivel shumë të lartë te ekipi i Catanzaro U19 në Primavera 2,…
VLEN i është përgjigjur publikisht letrës së kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, lidhur me përdorimin zyrtar…
Mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni do të përfitojnë një rritje të re të pagave nga marsi…
Konferenca për shtyp e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong, në Baku përfundoi në mënyrë të pazakontë, pasi një gazetar…