sport

Real Madrid nuk po e mendon shitjen e top yllit pavarësisht se ka regjistruar statistika të këqija

Real Madridi nuk është duke e konsideruar mundësinë e shitjes së Rodrygo Goes këtë verë. Braziliani ka fituar një vend startuesi në formacion për herë të parë sezonin e kaluar, dhe me largimin e Karim Benzemas, pritshmëritë ishin që ai të bënte një hap para në aspektin e golave, por kjo nuk ka ndodhur.

Rodrygo megjithatë ka shënuar 13 gola dhe ka bërë tetë asistime këtë sezon, duke u bërë lojtari i tretë që kontribuon më së shumti në ekip vetëm pas Vinicius Junior dhe Jude Bellingham.

Por, nëse shohim pak më poshtë sipërfaqes, atëherë ka dëshmi se ai nuk po regjistron statistika të mira njësoj si bashkëlojtarët e tij, pasi brazilianit po i duhen mesatarisht 121 minuta për të regjistruar një gol ose asistim.

Ai gjithashtu ka pasur nevojë që të regjistrojë 9.25 goditje drejt portës për të shënuar, duke qenë mbrapa në këtë aspekt në krahasim me Joselu (6.37), Brahim (6.25), Vinicius (5.4) dhe Bellingham (3.5) të cilët kanë bërë më mirë sipas The Athletic.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se gjiganti spanjoll po e konsideron largimin e tij, pasi e shohin brazilianin si pjesë e gjeneratës së re e cila do ta udhëheq Real Madridin përpara.

Tashmë ishte thënë se Rodrygo me shumë mundësi do të ishte ‘lojtari i sakrifikuar’ nga Ancelotti për t’i krijuar hapësirë Kylian Mbappes i cili pritet të transferohet gjatë verës në Spanjë.

Gjërat mund të ndryshojnë pak sezonin e ardhshëm nëse Rodrygo kalon pjesën më të madhe të kohës si rezervist. 23-vjeçari është në një moshë që i duhet të luajë futboll rregullisht dhe nuk do të ndihej rehat me mungesën e minutave. /Telegrafi/

të fundit

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

41 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

1 hour ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

2 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

3 hours ago