Real Madridi, ka shpenzuar plot 180 milionë euro këtë verë për të siguruar katër përforcime të rëndësishme: Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono.
Por, pavarësisht këtyre lëvizjeve, madrilenët nuk janë të ngopur dhe kërkojnë ende përforcime, sidomos në mesfushë.
None found
Trajneri i ri, Xabi Alonso, ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez një mesfushor me emër të madh, sidomos pas largimit të Luka Modric dhe dëmtimit të Jude Bellingham, i cili pritet të mungojë për tre muaj pas një operimi në shpatull.
Sipas raportimeve të gazetës Sport, tekniku spanjoll ka hartuar një listë dëshirash me emra të mëdhenj, ku përfshihet edhe mesfushori i Interit, Nicolò Barella, së bashku me Vitinha, Rodri, Enzo Fernandez dhe Alexis Mac Allister.
Megjithatë, këto pista duken të paarritshme për momentin, për shkak të çmimeve të larta, që shkojnë mbi 100 milionë euro, një shifër që Real Madridi nuk është i gatshëm të paguajë pas investimeve të deritanishme.
Një alternativë më e përballueshme financiarisht është Angelo Stiller, mesfushor i Stuttgart, i vlerësuar rreth 40 milionë euro nga klubi gjerman.
Por kjo zgjedhje nuk duket se e bind plotësisht Xabi Alonson, i cili është i shqetësuar nga forma e skuadrës, veçanërisht pas humbjes 4-0 nga PSG, që i kushtoi eliminimin nga Kupa e Botës për Klube.
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…