sport

Real Madrid fiton 42 milionë euro nga shkëlqimi në Ligën e Kampionëve

Real Madridi ka përfunduar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me një rekord prej 100 për qind, duke fituar të gjashtë ndeshjet e tyre kundër Napolit, Bragas dhe Union Berlin. Kjo u garanton atyre vendin e parë, por edhe një shpërblim të shëndetshëm financiar.

Rezultatet e tyre nënkuptojnë se Real Madrid do të fitojë 42 milionë euro para të gatshme nga Liga e Kampionëve dhe tashmë janë afër gjysmës së rrugës për vlerën maksimale prej 85 milionë euro bonus nga suksesi në këtë garë.

Të lidhura

None found

Sipas mediumit Relevo, skuadra e Carlo Ancelottit fiton 2.8 milionë euro për fitore, që arrijnë në 16.8 milionë euro në total, 15.6 milionë euro thjesht për kualifikimin dhe 9.6 milionë euro për arritjen në fazat e eliminimit direkt.

Kjo i lë ata përpara konkurrencës së tyre më të afërt financiarisht – Bayern Munich që ka fituar 40.1 milionë euro, ndërsa Manchester City mund t’i barazojë ata me një fitore kundër Crvena Zvezdas së Beogradit.

Barcelona ka fituar 36.1 milionë euro, por mund të arrijë në 38.9 milionë euro me një fitore sonte ndaj Royal Antëerp.

Los Blancos kanë barazuar Bayernin si ekipi i vetëm që ka përfunduar ndonjëherë fazën e grupeve me një rekord 100 për qind në tre raste. Kjo do të mbetet rekord, me kalimin e Ligës së Kampionëve në një sistem lige në të cilin 36 ekipe do të renditen në bazë të 10 ndeshjeve të luajtura. /Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago